Xhaçka takim informal në KS me diplomaten amerikane, korrespondenti i Report TV në SHBA: Në fokus siguria kibernetike, pjesë edhe Mira Murati

Korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika në një lidhje live nga Nju Jorku ka treguar mbi një takim informal që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit e udhëhequr nga Xhaçka dhe diplomaten amerikane, Linda Thomas Greenfield. Në një komunikim në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ndrenika u shpreh se për herë të parë Shqipëria do të udhëheqë një takim informal në Këshillin e  Sigurimit. Ky takim do të përqendrohet tek çështja e trajtimit të sigurisë kibernetike e cila në arenën ndërkombëtare shihet si çështje kyçe me një rëndësi shumë të madhe. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe krijuesja e CHATGPT-së, shqiptarja Mira Murati.

“Ministrja e Jashtme, Xhaçka së bashku me Linda Thomas Greenfield do të udhëheqin një takim informal të Këshillit të Sigurimit. Takimi do të përqendrohet tek çështja e trajtimit të sigurisë kibernetike e cila shihet si kyçe në Kombet e Bashkuara. Në këtë takim përfshihet edhe Mira Murati si dhe zyrtarë të tjerë.”- tha Ndrenika.

Sa i takon zgjedhjeve në SHBA, Ndrenika u shpreh se Trump kishte një popullaritet me një mbështetje 53% sipas një sondazhi nga CNN.

"Në fakt është një sondazh i CNN që e paraqet Trump me mbështetje me 53% me mbështetje të Republikanëve. Ky kandidat i mundshëm do të shpallet sot rreth mesnatës. Elon Musk pronari i Tëitter ka deklaruar se do të ketë një intervistë me DeSantis.- përfundoi ai.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite