'Xhafaj'/PD-LSI nesër protestë pa Bashën para M.Brendshme, Kryemadhi merr 'frenat' e opozitës

TIRANE- Report Tv zbardh skenarin e opozitës që synon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nën drejtimin e Lulzim Bashës, opozita zhvilloi sot një takim në selinë blu, ku të pranishëm ishin edhe aleatët Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Report Tv mëson se nesër opozita do të zhvillojë një protestë duke nisur nga ora 12:00 përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin me çdo kusht të Fatmir Xhafajt. Por edhe pse ka organizuar protestën deri në detaje, Lulzim Basha nuk do marrë pjesë në këtë tubim. Kjo për shkak se kryetari demokrat do marrë pjesë në punimet e Saimit të Partive Popullore Europiane (PPE) në Sofje. Protestën pritet ta kryesojë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Protesta është parashikuar të zhvillohet pa fjalime nga eksponentët e opozitës, ndërsa protestuesit do mbajnë në duar pankarta për largimin nga detyra të Fatmir Xhafajt. Gjithashtu, protestuesit do mbajnë edhe pankarta kundër kryeministrit Edi Rama. 

Skenari të enjten/PD-LSI do bllokojnë parlamentin
Ndërsa ditën e enjte do të bllokohet parlamenti, ashtu sikur ndodhi edhe një javë më parë. Aksionet opozita i ka nisur që ditën e sotme, pasi i gjithë grupi i PD është paraqitur në komisionet parlamentare duke bllokuar punimet.

Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi e akuzojnë se ka mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i cili është i dënuar nga drejtësia italiane me 7.2 vite për trafik droge. PD publikoi dje një përgjim të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj vëllai ministrit të Brendshëm. PD thotë se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal.

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj depozitoi kallëzim penal për tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova. Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në përgjimin e publikuar dje nuk është i tij.

Demokratët pretendojnë gjithashtu se Xhafaj ka ndryshuar nenin 491 për ekstradimet, pikërisht për të mos lejuar dorëzimin te autoritetet italiane të vëllait të tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 16/05/2018 10:00

    Ne proteste te jeni korrekt e te sinqert,nese keni ende dic njereore,se shqiptare nuk keni me siguri.Thuene te verteten e madherishme, se jeni krykriminel ordiner ,se jeni fatkeqesi E POPULLIT DHE SHTETIT SHQIPTARE.tE GJITHE KETO I DIJNE "PJESEMARRESIT"E PAGUAR PER PROTESTEN TUAJ.

    Përgjigju
  • tir: 16/05/2018 05:47

    Mona te dale familjarisht, me femijet ( sipas medias i ka percjelle ne Angli)dhe burrin duke tundur bllokun e 7%_it,qe beri 21 Janarin, Berisha te dale me Zenin Fatmirin e Gerdecit, Pd-ja te ve ne krye ciftin GD&Salianj( imoralitet brenda llojit), Nard Ndoka si "balerin". Per Dash Shehin me vjen keq qe mbyll nje sy e nje vesh dhe ndjek keto horra, se e kam votuar dikur,por politika i tjetersoka njerezit.

    Përgjigju
  • Dea: 15/05/2018 22:37

    Nuk quhet proteste " e ligjshme " nese ne krye nuk vini Sajmir Tahirin si heroi qe ju serviri nje fakt me idiot se eshte ai vete. Mona mos harro Tonin e Kombinatit qe ta marreh ne proteste, ai vetem sekser per komplotin e vrasjes se Tom Doshit ishte, edhe dashnori jot. Apo dhe per kete genjejme? Si nuk ke turp qe i thua vetes nene kur nuk je me ndryshe se bu**t e rrugeve . Nje femer pa moral dhe dinjitet si mund te quhet nene e mire? Si tha Nano atehere ne KPD perpara RTSH? Nuk e di une nese eshte Iliri ne shtepi kur shkon Lazja i Durresit apo jo? Apo qe breket e tua i kishte ne kroskot te makines. Ti do protestosh o Mona? Ti tutorja e prostitutave Kerpaci dhe Mehmetaj? Ik o Mona busht**a ik se je e peshtire.

    Përgjigju
  • roni: 15/05/2018 20:08

    palo opozite me keta qe vetem vjedhin shqiptaret

    Përgjigju
  • Diella: 15/05/2018 19:10

    Populli nuk e ha sapunin per djathe. Kur ndodh i 7% Ilir Metes njerzit behen te gjithe e dolen ne udhe. Tani kemi dy jave qe mundoheni te iskenoni se pa pushtet ju smund te rini por jo askush nuk ju beson. Jeta eshte e shkurter boll menduat si te vidhni kete vend mendoni dhe per njerzit qe mbase i ze gjumi dhe pa ngrene....

    Përgjigju
  • Demokrati: 15/05/2018 16:21

    Popull shqiptar .Skenari qe po perdor sot Basha Muni inipi i Isa toskes eshte nje kenar kriminal i perdorur si nga here nga kreu kriminel Sali Berisha .Qellimi i tyre eshte qe me cdo kushte te shuhet cdo shenje e kombit shqiptar .Ata po vazhdojne luften qe ka bere saliu veri juge .Edhe prekurori i ceshtjes Tahiri eshte maloku i salili kriminelit .Kemi ndjekur cdo skonte dhe ato qe ngre prokurorii ceshtjes jane pseudo fakte te cilat jane ne mendjen e tij vetem qe te realizohet qellimi kriminal i saliut qe do te ndjeke derri ne var Sajmir Tahirin .I lutemi zotit qe kur do vije ajo dite qe saliu te perfundoje sa me pare ne varr vete se shkateroi vendin .Prokurorja e pergjitheshme t i shkarkoje sa me pare keta kriminele dhe t u vere hekurat sa me pare Ketyre krimineleve me ne krye Meten Saliun Munin dhe bashen.

    Përgjigju
  • Mati: 15/05/2018 15:26

    Kjo treshe kriminele,qe vrau me 21 JUanar ,qe kalli,vrau e shkaterroi Gerdecin>kjo t treshe sot t hot,Nuk shkohet neqershor apo dhjetor ne Evrope me kriminelet e PS.Por atje shkohet me kriminelet Ordiner te PD dhe opozites aktuale.Ama KRIMINEL ORDINER TE KLANIT ME KRIMINAL TE RAJONIT

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 15/05/2018 14:03

    Ne supermarkete kishin mbaru brisqet pas blerjes me shumice nga Luli o Moniqia

    Përgjigju
  • fiori: 15/05/2018 13:32

    Ca turpi eshte bere ky na i ka kthyer partin ne turp te botes. Ah ca gabimi ke bere me kte bashen o sali

    Përgjigju
  • Tyryry: 15/05/2018 13:31

    Ore ju kemi votuar qe te jepni alternativ me te mire gjoja per qeverisje jo per te bllokuar vendin

    Përgjigju
  • Elena: 15/05/2018 13:02

    Opozite bajate,vetem skenare ka ne trurin e tyre deficente.

    Përgjigju
  • Luli: 15/05/2018 12:50

    Opozite tinzare e lig qe rron vetem me skenare,opozite rrugace pa ide e pa moral.

    Përgjigju
  • Daja: 15/05/2018 12:48

    Jane tamam te pafytyre,ligesia e tyre e pafre tashme evidente cdo dite.

    Përgjigju
  • Donela: 15/05/2018 12:46

    Si nuk ju ha nje mortje te shpetoje ky vend nga keta sharlatane te paskrupullt.

    Përgjigju
  • roni: 15/05/2018 12:31

    palo opozite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur