Xhafer Isufi dhe Lulzim Basha hipotekuan detin për pallatin e tyre
Objekti u prish në kuadër të pastrimit të bregut të Vlorës për “Lungomare”-n.
Lulzim Basha
Pagesa që ish-ndërtuesit dhe pronarët e apartamenteve në pallatin që u shkatërrua në vitin 2013 në Vlorë, me vendim të qeverisë Rama 1, të porsaardhur në pushtet, është në total 16 milionë e 800 mijë euro.
Gjykata e Strasburgut ka zbardhur, bashkë me vendimin që dënon shtetin shqiptar, edhe tabelat e pagesave. Pagesa fillestare është 14.2 milionë euro, por është marrë parasysh inflacioni dhe interesi për katër vite, duke e rritur shifrën. Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim.
Përfituesit kryesorë janë dy shtetas: Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente do të përfitojë 6.2 milionë euro. Por ai, do të kompensohet deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro edhe për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me Xhuvi Sharrxhiun.
Në total Xhafer Isufi përfiton rreth 9.8 milionë euro.
Në vitin 2011, vjehrri i Lulzim Bashës ndërtoi pallatin luksoz në Ujin e Ftohtë në Vlorë, duke i hyrë detit në pjesë. Me gurë të hedhur u zu një pjesë deti dhe u përfitua një hapësirë jo e vogël përreth pallatit. Lejen për ndërtimin e këtij pallati e pati dhënë kryetari i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, pas një pakti të tij me Lulzim Bashën. Edi Rama, pikërisht për këtë arsye u prish me Gjikën, pasi e konsideronte një “skandal” zënien e bregdetit, çka, në fakt, është edhe e paligjshme. Askush nuk mund të ndërtojë në det. Asnjë ligj nuk e lejon këtë. Por pronarët e pallatit kishin arritur, dukshëm përmes pushtetit politik të Lulzim Bashës, të hipotekonin edhe detin.
Me ardhjen në pushtet, Edi Rama deklaroi se të gjitha ndërtimet që ishin bërë përgjatë bregut nga Skela e Portit deri në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të prisheshin për të ndërtuar një shëtitore që u quajt Lungomare. Atëherë nuk u prish vetëm pallati i vjehrit të Bashës, por edhe shumë ndërtime të tjera, madje edhe të disa biznesmenëve afër PS-së.
Lajmi kryesor:
Vjehrri i Lulzim Bashës kërkoi 100.000 € për “ankthin” nga prishja e pallatit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.7%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha i përgjigjet Ramës: Amnistia e të korruptuarve tregoi kush e do drejtësinë! Kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën... (VIDEO)
30 Mars, 19:32
-
Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE
30 Mars, 19:06
-
'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313
30 Mars, 18:25
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Basha uron Fiter Bajramin: Të mbushim zemrat me shpresë dhe Shqipërinë me mirësi
29 Mars, 22:59
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
‘Lista e Berishës me shumë kandidatë që janë të Sorosit!’ Gjuzi parashikon 'fitore madhështore’, mesazhe të koduara Ramës e Bashës: I kanë qejf videot sepse...
28 Mars, 19:28
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame, kandidatët e mi s'kanë lidhje me 313
27 Mars, 22:43
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Namir Lapardhaja: I ka pjellë me Bashën
27 Mars, 17:40