Kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti kinez, Xi Jinping u takuan sot për herë të dytë që prej marrjes së funksionit, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe përkeqësuar nga mosmarrëveshjet territoriale dhe e kaluara imperialiste e Japonisë.
"Xi Jinping dhe Shinzo Abe u takuan për 30 minuta në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit në kryeqytetin indonezian Xhakarta", deklaroi një zyrtar japonez.
"Ata biseduan për çështje të interesit reciprok", shtoi ai./
/atsh/