'Xhisiela', Flamur Noka: Rama të tregojë çfarë përmbajnë kamerat e sigurisë në komisariatin e Fushë-Krujës

Deputeti i PD-së, Flamur Noka thotë se në policinë e Fushë-Krujës janë 8 apo10 kamera, por me urdhër të Edi Ramës, nuk tregohet përmbajtja e pamjeve të 21 korrikut, ku sipas tij Taulant Balla, Artur Bushi dhe Xhelal Rraja morën pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të Emiljano Nuhut. 
 

Edi Rama ka folur për gjithçka këto 10 ditët e fundit, por ai dhe qeveria e tij nuk kanë guxuar të japin asnjë shpjegim se çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës më 21 Korrik. Policia, nën urdhrat e Edi Ramës hesht prej 10 ditësh për një pyetje fare të thjeshtë: A tregojnë kamerat e policisë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në zyrën e nënkomisar Emiljano Nuhut? Taulant Balla ka nxjerrë disa versione këto 10 ditë për të mohuar dëshminë e oficerit të policisë, që tregoi se Balla, bashkë me Rrajën dhe Bushin, ishin të pranishëm, kur atij iu vu pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit socialist. Edi Rama, si regjisor i skenarit për të shpëtuar kriminelët me të cilët mban pushtetin, i mashtroi edhe mbrëmë shqiptarët. Me deklaratën e mbrëmshme se ishte Balla ai që denoncoi ngjarjen përpara se Shijak TV të bënte publike dëshminë e nënkomisar Emiljano Nuhut, provoi se krimi e ka vënë përfund kryeministrin e vendit. Me ndihmën e makinerisë së propagandës së Edi Ramës, Taulant Balla, po bën çdo përpjekje që njerëzit të harrojnë se ditën e parë ai e quajti edhe përdhunimin një “idiotizëm”, se ditën tjetër tha se kishte qenë në një aktivitet publik, pastaj tha se kishte qenë në një inaugurim dhe në fund tha se kishte qenë për peshkim. Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me fallsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme. Atëherë çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës? Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik. Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar. 

Flamur Noka

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 05/10/2018 20:37

    Ja dhe Muli sivllau i magjarit.

    Përgjigju
  • Demokrati: 05/10/2018 17:54

    shiko si dalin tabore tabore derven dervene se te mjeret keta skane ku vene .

    Përgjigju
  • populli: 05/10/2018 17:42

    shko more legene bushe xhipi e ike shperda uje ose beje nje xhiro nga himare se po prishen ca dertesa legene

    Përgjigju
  • Tata: 05/10/2018 16:33

    SHYQYR QE TE PAME O MULO SE NA THAVE SYT .E DI UN KUSH I HOQI KAMERAT .JANE SHOKET TUAJ SPECJALIST QE I HOQEN NE KRYEMINISTRI ME 21 JANAR O MUL BERUSHA O MUL SERBI .

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 05/10/2018 16:21

    O E MJERA SHQIPNI SI ËSHTË KATANDISUR TË BËJ POLITIK flamuri pa bisht. KY ËSHTË NJË IDJOT I LER HIPOLIT I KLASIT TË 10 NJË DEBIL ME DIPLLOM FALLCO NJËSOI SI xhilala mutziu O E MJERA SHQIPËRI ÇFAR PO TË PUNOJ ME KTO LLOI JASHQITJESH . KËTA JAN NJERZIT MË ORDINER E ÇFAR MUND TË PRESI SHOQËRIA SHQIPTARE NGA KËTO LLOI VEMJESH. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN . NË TË SËMËS SHKOFSHIN KËTO HALE PUBLIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja