Xhixho: Mungesa e investimeve në arsim mbyll shkollat në dimër dhe largon të rinjtë në emigracion! Edukimi nuk është prioritet për këtë qeveri

Xhixho: Mungesa e investimeve në arsim mbyll shkollat në dimër dhe largon të rinjtë në emigracion! Edukimi nuk është prioritet për këtë qeveri

Foto ilustruese

Deputetja e LSI Erisa Xhixho, në ditën e dytë të pezullimit të mësimit për shkak të kushteve të vështira atmosferike, është shprehur se sipas saj mungesa e investimeve në arsim mbyllin shkollat në dimër dhe largojnë të rinjtë në emigracion.

Duke iu referuar raportit të fundit të UNICEF deputetja shprehet se mungesa e inveshtimeve në arsim ka dalë sërish në pah këto ditë të ftohta ku 90% e shkollave tona kanë mungesë të sistemit të ngrohjes, ndërsa ka thumbuar qeverinë duke thënë se "ata flasin për epokën e digjitalizimit"

Deputetja e LSI shkruaj se shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së. Ajo ka akuzuare qeverinw se arsimi nuk wshtw prioriteti saj.

"Mungesa e investimeve në arsim mbyll shkollat në dimër dhe largon të rinjtë në emigracion.

Raporti i fundit i UNICEF thekson mungesën e inveshtimeve në arsim e cila doli në pah sërish këto ditë të ftohta dimri ku ende 90% e shkollave tona kanë mungesë të sistemit të ngrohjes ,sot kur qeveria flet për epokën e “digitalizimit”.

Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive.

Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.

Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së.

Arsimi nuk është prioritet për këtë qeveri e cila nuk alokon buxhet për investime në infrastrukturë, për rritjen e pagës së mësuesve

 dhe pedagogëve , për përmirësimin e kurrikulave dhe cilësinë e mësimdhënies.

Vetëm propagandë ,shkolla që inagurohen të cilat nuk përballojnë dot ditë të ftohta ku nxënësit tanë detyrohen të mësojnë me xhupa e të shkruajnë me dorashka në mes të dimrit.

Kjo maxhorancë kishte merak që në buxhetin e 2022 të alokonte fonde për PPP dhe oligarket pranë saj dhe jo për të rritur buxhetin për arsimin në 5 %PPB .

Arsimi duhet jetë prioritet kombëtar dhe investimi në edukim është e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë dhe ndaluar shpopullimin që po i ndodh vendit.", ka shkruar ajo në Facebook.

Për shkak temperaturave të ulëta deri që -17 gradë celsius në zona të thella, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë. Bëhet fjalë nga data 24-26 janar, nga e hëna në të mërkurë, duke sqaruar se orët e humbura do të zëvendësohen. Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem. Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb