Xhixho në njësinë 9: Me Kryetarin e
ri zgjidhim problemin e legalizimeve

Kryesuesja e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erisa Xhixho ka premtuar në një takim me banorët e Njësisë Bashkiake nr.9 në kryeqytet se pas 21 qershorit, do të zgjidhet përfundimisht problemi i legalizimeve.

Sipas Xhixhos kjo do të realizohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer që do të ekzistojë ndërmjet qeverisë qendrore dhe bashkisë. 
 
“Filozofia e kësaj mazhorance dhe e bashkisë së ardhshme pas 21 qershorit është fuqizimi në masë i biznesit dhe mbi të gjitha i biznesit të menaxhuar nga gratë dhe vajzat e reja”, tha Xhixho para banorëve.
 
Kryesuesja e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për Këshillin Bashkiak të Tiranës shoqërohej në këtë takim nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Kejdi Mehmetaj, si dhe kandidatët për Këshillin Bashkiak, znj. Ira Vejsiu dhe znj. Erjona Bixha.
 
Xhixho u shpreh se LSI ofron më shumë shërbime dhe punësim, jo vetëm për ta, por për të gjithë kryeqytetin.
 
“Një nga problemet më të mëdha është ndriçimi dhe mendoj se një nga arsyet se përse ne kërkojmë votën për LSI-në është sepse ne duam më shumë shërbime dhe punësim. Shërbime do të thotë, shërbime në ndriçim, i cili është një detyrim që bashkia ka ndaj qytetarëve të saj. Ka probleme në infrastrukturë. Kemi kaluar nëpër disa rrugë të kësaj njësie, të cilat ishin në një gjendje shumë mjerane dhe absolutisht investimi në infrastrukturë është një investim që sjell biznesin më afër, i cili sjell më shumë punësim e kështu me radhë. Pra, është një sektor që lidhet drejtpërdrejt me punësimin.”, tha ndër të tjera në fjalën e saj znj. Erisa Xhixho.
 
Xhxho deklaroi se Erion Veliaj do të rrisë rshërbimet për qytetarët, do të investojë shumë për të zgjidhur edhe problemet që lidhen me punësimin. Ajo e cilësoi votën e e 21 qershorit si të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me problematikat e përditshme që qytetarët hasin çdo ditë. 
xhixho

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit