Xhoi Bejko, sfidon në 
Türkvizyon me “Zjarr dhe ajë

Xhoi Bejko, sfidon në <br />Türkvizyon me “Zjarr dhe ajë
Turkvision është festivali turk i këngës, për nga rëndësia i njëtët me Eurovizionin, por pjesë e tij nuk janë vetëm shtetet Europiane por edhe Aziatike, ku në edicionin e dytë do të marr pjesë për herë të parë edhe Shqipëria.

Zjarr dhe Ajër” është kënga, e cila do të ngre peshë në skenën e Tatarstanit, në republikën Ruse nga zëri i Xhoi Bejkos. Kujtojmë se kënga përfaqësuese e Shqipërisë, erdhi e realizuar në bashkëpunim me Serxhon, saksafonistin Brikel Guga dhe Sajmir Cilin, dhe padiskutim tekstshkruesin besnik të saj, Gent Bejkon.

“Është një sfidë dhe emocion në të njëtën kohë, për nga rëndësia festival ky me Eurtovizionin! Jam e lumtur që organizatorët më përzgjodhën mua për të qenë pjesë e këtij edicioni të dytë, ku gjysmëfinalja do të mbahet në Republikën Ruse më 19 Nëntor”, tregon Xhoi.

Kujtojmë se, Xhoi për gati një decade ka qenë pjesë e bandës muzikore të “Top Channel” e më pas si asistent trajnerve në spektaklet “X Factor Albania” dhe “Gjeniu i Vogël”. Duke i uruar suksese zërit shqiptar në djepin e kulturës aziatike, le të presim gjysmëfinalen dhe finalen triumfuese të Xhoi Bejkos.

xhoi bejko

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (13 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar