Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner

Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner

Xhovana Nikolli dhe Nuredin Dumani

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale lidhur me tritolin që iu vendos banesës që ajo kishte marrë me qera, bashkë me të motrën e saj në Elbasan. Përmes një reagimi në Instagram, e reja i ka përcjellë një mesazh të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, të cilin e akuzon si porositësin e vendosjes së lëndës plasëse në banesën e saj. 

Kujtojmë se Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.

'Burrni është të merresh me femra! Ti s'je burrë por k****! Unë çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frumën e fundit. Nuk jam ajo femër që dorëzohet aq lehtë, o Nuredin Dumani. Hajde më hidh prapë tritol në qoftë se je burrë me bole, mos nis këlysha natën. Se more në qafë njerëzit e gabuar mor ordiner.'- shkruan Xhovana Nikolli.

Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen rëndë të 26-vjeçarit Enea Themollari.

Nikolli, së bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të partnerit të saj, Amarildo Nikolli. Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si partnerja e Amarildo Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i njohur me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli për atentatin e planifikuar ndaj Inez Hajrullës në gusht 2023.

Postimi i Giovana Nikollit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi