Sot pasdite në orën 18:00 në Tiranë mbahet një protestë kundër urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për transgjinorët që do të ofrohet në QSUT.
Protesta e thirrur nga Koalicioni “Pro Familjes” e pastorit Akil Pano nën moton “Marshim për Jetën”, u mbështet edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha, i cili tha se demokratët do t’i bashkohen kësaj proteste.
“Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë. Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 Qershori. Ju e patë që, po kjo do njoftohet. Ju e patë domethënë, se në ç'mënyrë më kriminale, perverse, Edi Rama me Salën, me këtë ministren, vendosën që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët. Jashtë çdo lloj, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t'ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre. Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor, nuk jemi kundër, më fal, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t'i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por jemi, mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22 vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen”, tha Berisha.
Kjo solli reagimin e ashpër të aleancës së LGBTQI+ që thotë se protesta po zhvillohet për zhurmë nga vetë Berisha dhe ushtarët e tij për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera si ajo e Zvërnecit.
“Duke pushtuar hapësirën publike me urrejtje, Akil Pano dhe ushtarët e tjerë të Sali Berishës po përpiqen të bëjnë sa më shumë zhurmë”, thotë Aleanca.
Akil Pano është shprehur se urdhri për terapinë hormonale synon të “shkatërrojë familjen.” Aleanca thotë se ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij po e maskojnë protestën si mbrojtje ndaj fëmijëve, komuniteti do të rreshtohet krah tubimit të qytetarëve për Zvërnecin.
“Duket ironike që sot komuniteti LGBTI+ po i bashkohet protestës për ajër të pastër, për tokën, detin, të drejtat e njeriut, mjedisin dhe të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha proteston kundër personave LGBTI+”, thuhet në deklaratën e Aleancës.
Komente










Po Gaz Bardhi çfare qendrimi ka?
PërgjigjuJa pra konservatoret, PD dhe organizata "pro familjes" qe u intereson vec te marrin paret nga grupet ultrakonservatore amerikane per te bere gam gam per fjalet magjike si hormon dhe lgbt e nderkohe shqiperia te digjet, pa ata te marrin paret. Yttt njerez te ligj!
PërgjigjuPo i jepni medalje Sali Berishes me kete lajm, bravo.
Përgjigju