Elita e futbollit spanjoll, La Liga po e zhvillon raundin e 33-të këtë mesjavë. Të mërkurën te fitorja dolën Elche, Getafe dhe Barcelona. Për katalanasit tremb gjendja fizike e Lamine Yamal, i cili shënoi golin e vetëm kundër Celtës, por doli i dëmtuar nga fusha fill pasi realizoi golin nga 11 metërshi.

Në 'Camp Nou' Barcelona iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Lamine Yamal për të mposhtur 1-0 Celta Vigon dhe për të marrë tri pikë që e afrojnë më shumë se kurrë me titullin kampion në La Liga. Në minutën e 40-të ylli spanjoll nuk gaboi nga 11 metërshi duke mposhtur gardianin Radu. Fill pasi goditi topin, Yamal ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe u shtri në tokë i rrethuar nga shokët e skuadrës, teksa u kërkua zëvendësimi. Duket se ylli spanjoll rrezikon të mungojë në El Clasico, por dyshimi është për një problem muskulor që do ta mbante jashtë Kupës së Botës 2026, ndaj edhe kombëtarja spanjolle po pret me ngut testet për 18-vjeçarin.

Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero' vendasit e Elches mposhtën 3-2 me përmbysje Atletico Madridin duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e katërt radhazi në La Liga. Nico Gonzalez kaloi në epërsi miqtë nga Madridi, por Elche përmbysi me Affengruber dhe penalltinë e Andre Silvës. Sërish Nico Gonzalez barazoi për Atleticon duke e mbyllur 2-2 pjesën e parë. Në minutën e 75-të Andre Silva shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa madrilenët për 60 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Almadas. Pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sociedadit, Atletico merr një tjetër humbje dhe tanimë është e fokusuar në gjysmëfinalet e Champions League ku përballë do të ketë Arsenalin.

Pas këtij raundi, Barcelona kryeson renditjen me 82 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi ndjekës. Pas tyre Villarreal dhe Atletico Madrid.

La Liga, raundi 33:

E mërkurë, 22 prill 2026

Elche 3-2 Atletico Madrid

Real Sociedad 0-1 Getafe

Barcelona 1-0 Celta Vigo

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
VIDEO/ Atl. Madridi në 'rënie të lirë', përmbyset 3-2 nga Elche

1776936348_elche.JPG

Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero' vendasit e Elches mposhtën 3-2 me përmbysje Atletico Madridin duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e katërt radhazi në La Liga. Nico Gonzalez kaloi në epërsi miqtë nga Madridi, por Elche përmbysi me Affengruber dhe penalltinë e Andre Silvës. Sërish Nico Gonzalez barazoi për Atleticon duke e mbyllur 2-2 pjesën e parë. Në minutën e 75-të Andre Silva shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa madrilenët për 60 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Almadas. Pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sociedadit, Atletico merr një tjetër humbje dhe tanimë është e fokusuar në gjysmëfinalet e Champions League ku përballë do të ketë Arsenalin.

Ora 11:23
VIDEO/ Barcelona fiton 1-0 kundër Celtës dhe 'prek' trofeun, Lamine Yamal tremb Spanjën para Botërorit

1776936261_barcelona.JPG

Në 'Camp Nou' Barcelona iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Lamine Yamal për të mposhtur 1-0 Celta Vigon dhe për të marrë tri pikë që e afrojnë më shumë se kurrë me titullin kampion në La Liga. Në minutën e 40-të ylli spanjoll nuk gaboi nga 11 metërshi duke mposhtur gardianin Radu. Fill pasi goditi topin, Yamal ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe u shtri në tokë i rrethuar nga shokët e skuadrës, teksa u kërkua zëvendësimi. Duket se ylli spanjoll rrezikon të mungojë në El Clasico, por dyshimi është për një problem muskulor që do ta mbante jashtë Kupës së Botës 2026, ndaj edhe kombëtarja spanjolle po pret me ngut testet për 18-vjeçarin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?