Nuk e dimë me siguri nga e ka zanafillën pasioni për të bërë foto dhe thashetheme nëpër tualete, por një gjë e dimë me siguri: Të gjithë e bëjnë! Ne të vdekshmit e zakonshëm po e po, por mesa duket këtij trendi nuk i shpëtojnë dot as yjet e Hollywood-it. Mbrëmja e famshme e Met Gala e gjeti tualetin e femrave (vetëm për të kemi fakte dhe prova), si skena e MTV Music Aëards. Fotot u mundësuan nga fotografja e famshme Cass Bird, e cila e fokusoi objektivin e aparatit të saj pikërisht në vendin ku femrat janë më të lirshme mes njëra tjetrës. Bird u shpreh se ishte situatë pothuajsë jo reale, të kishe aq pranë në një moment aq intim Lady Gaga-n, binjaket Olsen, Julianne Moore, modelet superseksi, Rita Ora e shumë e shumë bukuroshe të tjera. Meqë ra fjala, situata u rëndua edhe më shumë, në tualetin e femrave lejoheshin edhe meshkujt!

kulture
kulture
kulture