Ylli i Barcelonës, Pique tregon
si e bëri për vete Shakirën...

Ylli i Barcelonës, Pique tregon<br />si e bëri për vete Shakirën...
Ylli i Barcelonës, Gerald Piqeu ka treguar detaje nga njohja me Shakirën, dhe si ai ka arritur të bëjë për vetë këngëtaren 39-vjeçare. Ai është shprehur se kanë qenë një bisedë rreth motit ajo që Pique ka shkëmbyer fillimisht me Shakirën.

''Ne u takuan në Madrid gjatë xhirimit të videos së këngës ‘Waka Waka’ para fillimit të Kupës së Botës së vitit 2010. I kërkova numrin e telefonit. Ajo shkoi në Afrikën e Jugut, ku do të këndonte në ceremoninë e hapjes së botërorit”, tha fillimisht spanjolli.

“I dërgova një mesazh duke e pyetur ‘Si është moti në Afrikën e Jugut’, duke pasur parasysh se ne duhet të shkonim atje. Kjo është një pyetje idiote dhe natyrisht e kam pritur një përgjigje, të tillë, si ‘Është ftohtë, visheni një pallto’”, kujton Pique .

Por, Shakira i dërgoi një përgjigje krejtësisht tjetër mbrojtësit spanjoll.

“Ajo shkroi një ‘roman’ me të gjitha detajet në lidhje me ndryshimet e temperaturës nga dita në ditë. Mendova ‘Zoti im, ajo s’është normale’. Ne u shkruam gjatë gjithë kampionatit, por mundësia e vetme që të shiheshim sërish, ishte koha kur do të këndonte në ceremoninë e mbylljes së botërorit. I thashë se nëse është e nevojshme të mbërrij në finale për ta takuar, do të mundohem me shpirt. Kjo ishte hera e dytë që u takuam”, shpjegoi Pique.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur