Aktori i njohur Josh Duhamel, nga sot e tutje, do të ketë një bazë të fortë fansash në Shqipëri. Në kuadër të festës së Pavarësisë, Duhamel ka uruar të gjithë shqiptarët në llogarinë e tij në Facebook. Urimi në gjuhën shqipe ishte shoqëruar nga një foto e flamurit shqiptar.
"Gëzuar Dita e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi në Shqipëri. Ju keni një flamur really cool! (Shpresojmë Google Translate përkthyer Korrekt)", ka shkruar 43-vjeçari siç e ka pohuar edhe vetë, me ndihmën e Google Translate.
Duhamel njihet kryesisht për rolin e tij në filmin 'Transformers', ndërsa më parë ka punuar edhe si model. Bukuroshi është i martuar me këngëtaren Fergie dhe kanë një djalë 2-vjeçar.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com