Ylli Limani godet “Lart mbi yje”

Ylli Limani godet “Lart mbi yje”
Këngëtari nga Prishtina, Yll Limani, ka befasuar adhuruesit e tij me këngën e tij të fundit, që titullohet “Lart Mbi Yje”. Kënga është punuar nga vet këngëtari, si në tekst ashtu dhe në muzikë, ndërsa flet për një histori dashurie.

“Pres që kjo këngë të ketë sukses. Unë tentoj të jem sa më cilësor në krijimet e mia, po ashtu edhe autentik. Kënga “Unë” me Kapon ishte sukses i madh, ndërsa ajo që dëshiroj për “Lart Mbi Yje” është që të pritet sa më mirë dhe që të dëgjohet. Për mua me rëndësi është cilësia në rend të parë, vlera e një projekti, nëse bëhet hit, apo jo, nuk më bëhet vonë”, ka theksuar Ylli.

Këngën Ylli e ka publikuar pikërisht për nder të ditëlindjes së nënës së tij, e cila si dhuratë e ka dëgjuar e para këngën e re.Ylli Limani është një prej këngëtarëve më të sukseshëm që kanë dalur nga emisioni i talentëve të këndimit “The Voice Of Albania”.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës