Edi Rama arriti të kthehet në një lajm në samitin e Washingtonit, ku me prezencën e Trump, egos dhe dëshirës së pafund për sajdisje është një e e përpjetë e madhe.
Me fjalën e tij, ku sulmoi Jack Smith dhe foli për Hashim Thaçin, duke thënë fjalën Turp pë rata që e mbështesin Gjykatën Speciale, që s’janë gjë tjetër veçse vendet e mëdha të BE, sipas të gjitha gjasave ka prekur një minë politike.
Një minë politike, e cila do të shpërthejë sipas të gjitha gjasave së afërmi, qoftë me një reagim, apo edhe me ndonjë veprim nga ato që kanë rrudhur buzët nga ky karshillëk politik.
Megjithatë, ka shumë gjasa që këtë kryeministri shqiptar ta ketë llogaritur, pasi gjasat e synimit të asaj që bëri nuk është thjeshte emotive, por me një logjikë të pastër politike.
E cila synon jo thjeshte një afrim më i rëndësishëm me kupolën e Shtëpisë së Bardhë, gjë që parë atë që ndodhi e ka arritur, por një aksion të ndërlidhur me këtë aleancë të re.
E cila e shikon Shqipërinë, edhe pse vend i vogël me një rol në Gaza, duke parë që është edhe me shumicë muslimane. Pjesëmarrja me trupat policore, por protagonizmi i Tony Blair e Jared Kushnjerin, nuk janë gjë tjetër veçse puzzle të një zinxhiri që përveçse politik, synohet të jetë investimesh. Qoftë n fushën e turizmit, pore dhe më tej, ku Shqipëria mund të kthehet edhe një hub logjistik i asaj që pritet të ndodhë në Lindjen e Mesme, ku miliardat që do të investohen janë të lidhur me miliarda të tjerë që kërkojnë konektivitet, shërbime dhe mbi të gjitha investime.
A do të ketë pasoja politike kjo që bëri Rama, në sallonet e Brukselit apo kancelaritë e mëdha europiane? Kjo duhet parë, e sipas të gjitha gjasave, kjo do të shikohet shumë shpejt se si do të lëvizin gjërat. Nga ana tjetër në politikën e brendshme, Samiti i Washingtonit është një ujë i ftohtë për kokën e dalldisur të opozitave, që ëndërronin se Edi Ramën do ta shkarkonte inati apo fytyra e rëndë e Susie Wills, shefes së kabinetit të Trump, për të cilën kanë 6 muaj që shkruajnë se e ka përzënë tre herë Edi Ramën me shkop nga samitet, kur kryeministri shqiptar ka dashur të takojë Donald Trumpin.
Ajo që ndodhi sot, e kthen situatën në real politikë për opozitën, në mënyrë që të diskutojnë me këmbë në tokë. Ose ta kritikojnë Ramën se ka injoruar apo i bën karshillëk BE-së, ose të mbajnë një qëndrim normal, e të kthehen në logjikën reale të gjërave. Sa për Latifin e Non Gratën, duket se janë të përfunduara tashmë./ TemA
Komente










