Gushti, sipas të gjitha gjasave do të sillet me “tablo sinoptike” e pyetje retorike në lidhje me rastin e bujshëm të politikanit “IM”-beteja reale do zhvillohet në shtator.
Pikërisht në sallën e Parlamentit, ku ndodhet në axhendë kërkesa e Autoritetit të Dosjeve në lidhje me amendimin e ligjit që normon hapjen e arkivave të Sigurimit të Shtetit.
Kërkesë, që duket se do të marrë votën e mazhorancës. Kjo klauzolë, lejon që të rishqyrtohen nga e para pastërtia e politikanëve të lartë, që disponojnë cetefikata nga komisionet “Mezini” e “Bezhani”.
Por, në axhendë për tu diskutuar është edhe një draft i një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, i cili parashikon hapjen totale të dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Ky draft, nuk se bie në kundërshtim me ligjin aktual e praktikën për hapjen e dosjeve, por as me amendamentin e paraqitur nga Autoriteti.
Pasi edhe sot, dosjet janë të hapura, mjafton që një qytetar të paraqitet pranë Autoritetit dhe të tërheqë historikun e tij me Sigurimin e Shtetit.
Ndërkaq, edhe amendamenti i paraqitur nga Autoriteti për të futur në listë politikanët e zyrtarët që i shpëtuan sitës, nuk është në kontradiktë me propozimin e Partisë Demokratike.
Do të ishte gabim i madh, nëse në procedurë parlamentare mazhoranca do të hedhë poshtë apriori propozimin e deputetëve të PD-së.
Pasi ai flet për parimin, i cili është thuajse në një linjë me ligjin aktual edhe për ndryshimet e tij.
Shumë mirë, ky propozim i PD-së, mund të harmonizohet në kodifikim ligjor në amendament për tu përforcuar edhe parimi, edhe çështja konkrete që kërkon Autoriteti. Kjo pasi nuk ka një kontradiktë me njëra-tjetrën.
Ndërkaq, çështja politike që pritet të përballet në seancën e Kuvendit, por edhe në debatin public, është se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të Sali Berishës dhe atyre të Ilir Metës, në lidhje me draftin e PD-së.
Deri tani nuk ka pasur asnjë qëndrim politik nga palët si për ta mbështetur, apo edhe për ta kundërshtuar. Por nga ana tjetër, Meta ka treguar një barazlargim të qartë me ato deputetë të opozitës parlamentare që i quan “Lulushë”. E këtu hyjnë që nga grupi i Fatmir Mediut, Mesila Dodajt e Enkelejd Alibeajt, të cilët kanë shprehur qartë se duhet të ketë një ndarje të politikës së lartë me dosjet e vjetra të Sigurimit të Shtetit.
Në lidhje me dosjen konkrete, për të cilët përmendet Ilir Meta, i cili e konteston fort, por deri tani nuk se ka ndërmarrë një veprim ligjor për të kërkuar hapjen e dosjes së tij në mënyrë konfidenciale siç e kërkon ligji, topi është ekskluzivisht në këmbën e politikanit “IM”.
Por në rrafshin politik, qëndrimi që do të mbajnë grupet e opozitës në shtator, në lidhje me propozim-draftin për hapjen e dosjeve, bëhet diferenca reale e opozitës mbi të shkuarën e të ardhmen.
Deri më sot është abuzuar shumë nga të gjitha palët me të shkuarën, sidomos nga kasta politike që erdhi nga 1990.
Sali Berisha, ka akuzuar dhe linçuar çdo gjyqtar, prokuror, apo nëpunës shteti që e ka konsideruar kundërshtar si “bashkëpunëtor të diktaturës”, “hetues të komunizmit” etj etj, por pikërisht këta zyrtarë të lartë të diktaturës i ka pasur jo pak në postet të larta dhe jo të larta të pushtetit që ai ngriti pasi PD fitoi zgjedhjet më 22 mars 1992.
Ironia këtu është se Berisha kishte mik Qemal Lamen, kryehetuesin e fundit të diktaturës që sot bën historianin në panelet televizive, por largoi Zamir Shtyllën si “hetues të komunizmit”, pa drejtuar një proces të drejtë hetimi dhe gjykimi me fakte për të mbrojtur akuzën e tij.
Denigrimi i kundërshtarëve për të gjitha të zezat në lidhje me jetën në diktaturë, e mos pranimi i akuzave apo kundërakuzave që vijnë për to, është tipari kryesor i hipokrizizë që ka ndjekur si Sali Berisha, por edhe Ilir Meta, sapo ka përqafuar frymën e djathtë sovranisto-antikomuniste.
Antikomunizmi i Metës nuk është aspak natyral, e është më i shtirur se i Berishës, pasi ka ardhur më vonë. Ai ngrihet si “ideologji” thjesht për të sulmuar kundërshtarin, e jo si një busull politike e një opozite të djathtë.
Shumë opozitarë që janë kundërshtarë të fortë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, të cilën nuk e kanë votuar kurrë, nuk e shikojnë të tyrin këtë antikomunizëm sipas midesë së Ilir Metës. E kaluara komunistre shqiptare ka lënë shumë plagë e përçarje në publik, e kërkon durim e qetësi për t’i zbutur sa më shumë.
Madje duke nisur nga aty ku përplasja mes palëve duket e egër e ashpër; përkatësisht përplasja në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare mes komunistëve dhe grupeve nacionaliste.
Arsyeja dhe drejtësia mund të bëjnë shumë në uljen e një polarizimi që duket se s’është natyral e nuk vjen nga poshtë, por është nxitur nga politika. Madje nga politika e pas vitit 90, që shpesh herë u bë edhe më ekstremistë se vetë komunistët e Enver Hoxhës.
Pikërisht këtë rol mund të luajë sot opozita e djathtë reale, për të sjellë idetë e konceptët e një pajtimi të ri dhe kohezioni politik.
Koncept i cili në radhë të parë shpreh kundërshtimin me modelin 30 vjeçar që kërkojnë ta imponojnë me zor dy përfaqësuesit më kryesor të kastës politike. Kundër çdo ligji të natyrës e vullneti politik të qytetarëve…
PD parti e spiuneve LSI lesh e dhi ne te.
Përgjigjuhayha haha i ciles pd mor Ylli., apo oi asaj qe njeh ende karlo zsi zyrtare. Pd ka nje dhe ajo me te cilen jane demokratet, jo ajo me te cilemn eshte rama. drafti i collakut eshte kot, sa per sy e faqe
Përgjigju