Ylli Pata: Çfarë tregon refuzimi i Metës për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme

Ylli Pata: Çfarë tregon refuzimi i Metës për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme

Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta nuk doli vetë, po natyrisht autorizoi zyrtarët e tij për të sulmuar Gjykatën Kushtetuese. Një veprim i çuditshëm, që vjen nga logjika se ai ishte më i zellshmi që kërkonte instalimin e institucionit që bën intepretimin e ligjit themeltar të shtetit.

Në fund, Meta i bëri naftën institucionit, duke e sulmuar aq fort, a thua se e kishte një rival politik në fushë, njësoj si Edi Ramën.

Sulmi apo kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është fare pjesë e kompetencave të Presidentit të Republikës, madje as komenti.

Ai thjesht duhet ta respektojë e zbatojë, kjo tashmë është aksiomë që na e ka thënë për vite me radhë.

Po përse Meta e sulmoi Gjykatën Kushtetuese, e refuzon të dekretojë zgjedhjet në 5 bashki të vendit?

Me të drejtë mjaft thonë se e bën këtë për të kondicionuar zhvillimet politike në PD, për të parë se do ta bëjë këtë dekret nëse Berisha merr partinë, ndryshe do ta lërë çështjen pezull.

Ndërkaq, duket se kjo është një çështje më shumë se politike ka lidhje me një hall që Ilir Meta ka, siç nga ana tjetër Sali Berisha e ka me amerikanët.

Para disa ditësh, në mediat pro opozitës u shkrua se Ilir Meta e ka humbur mazhorancën në Gjykatën Kushtetuese, e atij i ka mbetur vetëm një anëtar. Duket kanë parë vendimin për zgjedhjet lokale, ku por vendimit nuk ka qenë vetëm Sonila Bejtja.

E këtu vjen normalisht dilema e vendimit të janarit, ku Gjykata Kushtetuese do të vendosë për verdiktin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit.

E këtu rrotullohet e gjithë çështja. E nëse Kushtetuesja i thotë “po” vendimit të Presidentit? Do ta quajë sërisht zyra e kreut të shtetit një “vendim i padrejtë” e të mos e pranojë? Që do të thotë nuk do ta zbatojë?

Duket se jemi pikërisht drejt kësaj sjellje, ku presidenca më pas të shërbejë si bunker, siç po ndodh edhe me Foltoren, ku gjithçka bëhet për të trazuar ujrat me akte ekstreme.

Pasi presidenca kërkon vendim tjetër për zgjedhjet lokale, duke e shitur sikur Kushtetuesja nuk e ka marrë një të tillë, siç mund ta bëjë edhe për shkarkimin e Presidentit. Jemi në një zhvillim krejt të parashikueshëm, ku shumë shpejt do të flitet për historitë e mëparshme ku thuhej se Presidenca është pronë e popullit të 2 marsit, vetëm se tani ka ndryshuar datë dhe është bërë e 11 dhjetorit…/ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 08/12/2021 18:32

    E vetmja pergjigje per veprime antikushtetuese eshte perdorimi nga organet ligj zbatuese i forces ligjore.Shtetin e mbrojne organet e rendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin