Ylli Pata: Fuqia reale e opozitës në sezonin e ri politik!

Ylli Pata: Fuqia reale e opozitës në sezonin e ri politik!

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ka një kakofoni të debatit publik mbi ngjarjet apo të dhënat që vijnë nga sektori i kronikës, më shumë sesa në debatin politik.

Pasi përveç nismave që vijnë nga SPAK për krimin e organizuar dhe korrupsionin, apo edhe propozimeve nga Autoritetit të Dosjeve, realisht thelbi i debatit politik ende nuk është zënë me dorë.

Bëhet fjalë për Reformën Territoriale, reformën zgjedhore, e cila është shumëdimensionale e mund të shkaktojë realisht tronditje të rëndësishme.

Në lidhje me reformën territoriale, për të cilën është folur që nga koha e Lulzim Bashës, të vetmit që kanë folur janë deputetja Dhurata Çupi apo ish –deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi. Në këto pronocime bëhet fjalë ende në vija të trasha për propozime apo ide për një ndarje krejt ndryshe sistemit aktual të 61 bashkive. Zonja Çupi kërkon 80 bashki, kurse Gurakuqi kërkon ndarje etnologjike e krahinore, që ende nuk është formësuar në një draft ligjor. E në fakt, jemi shumë pasi në pranverën e ardhshme zhvillohen zgjedhjet e ardhshme vendore. 

Presidenti Bajram Begaj, sipas të gjitha gjasave do t’i dekretojë në dhjetorin e këtij viti apo më herët, por kjo varët nga qëndrimi politik i partive parlamentare. Opozita nuk e ka pranuar iëtë ndarje territoriale, madje e ka quajtur një skemë e mazhorancës për të favorizuar të majtën. Po a është realisht ndarja aktuale e bashkive një ndjarje që i jep favor Partisë Socialiste?

Në Tiranë, ne kemi pasur një ndarje të bashkisë me 11 njësi, Kamzës, Paskuqanit, dhe ish-komunave rurale që kanë rrethuar kryeqytetin. Sot disa nga ish-komunat; si Kashari, Farka Mëzezi nuk janë më territori rural. Në Kashar, metri katror i ndërtimit kushton së paku 900 euro, një shifër që nuk mendohej në kohën e komunës, ku pronat as nuk regjistroheshin në kadastër.

Deri në vitin 2013, PS fitonte 9 minibashki të kryeqytetit, kurse komunat përreth ndaheshin përgjysëm. Kamza e Paskuqani i takonin PD-së. Fitorja e madhe e PS-së në Tiranë, nuk ka ardhur prej ndarjes territoriale por prej diferencës së votave në kryeqytet.

Po ashtu Durrësi. PS ka fituar dikur si bashkinë, komunën e Golemit, apo edhe të Ishmit që është territori Gjirit të Lalzit. E djathta ka pasur përarësi n ëish-komunën e Rrashbullit, të Sukthit, e pjesës rurale të Shijakut, pasi qytetin e ka pasur e majta.

Në Shkodër, ndarja e re territoriale ka ndihmuar PD-në, pasi edhe në 1992, PS ka fituar komunat e Velipojës, Anës së Malit apo edhe një komunë në Dukagjin. Sot, diferenca e madhe në qytet ka favorizuar Partinë Demokratike. E njëjta skemë mund të vijohet edhe në Elbasan, ku diferenca ka qenë e vogël nga rezultati aktual politik.

Thelbi është nëse tek reforma territoriale opozita kërkon një skemë ndryshe nga ajo e vitit 2014 ku nuk mori pjesë. E kjo natyrisht që do të vijë si pasojë e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës. E në këtë rast, faktori kyç, si në reformën territoriale, sin ë atë zgjedhore do të jetë grupi i 35 deputetëve të PD-së. Pa të cilët nuk mund të bëhet asnjë reform, ngaqë PS nuk i ka 84 votat e duhura për të ndërmarrë përsipër një reform territoriale, por edhe nuk se e pëlqen ta bëjë. Siç e ka thënë Edi Rama, PS kërkon të ulet numri i bashkive e jo të rritet. Por nëse opozita e kërkon një ndryshim të skemës aktuale, duhet ta bëjë publike dhe të kushtëzojë diskutimin për të.

Si për reformën territoriale, njëjtë është debate për reformën zjedhore, e më në veçanti për votën e diasporës. Këto janë argumente që nga ide mund të kthehen në ligje. E vota e diasporës, ku më shumë se gjysma e elektoratit aktual mund të shtohet si votues mund të sjellë një tronditje të madhe në ekuilibrin politik të vendit. Këta dy nisma mund të sjellin që opozita të jetë realisht zemëreku politik i sistemit, natyrisht duke pasur edhe komunikimet dhe diskutimet me SHBA dhe BE. Ndërkaq, nëse debate do të vazhdojë për fatet personale të Sali Berishës dhe Ilir Metës, diapazoni i debatit maksimumi mund të shkojë te sharja mes palëve, por jo tek një vizion politik për të ardhmen…

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)