Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës

Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës

Foto nga protesta në Beograd dhe Sali Berisha sot gjatë protestës në Tiranë

Të dielën në Beograd u zhvillua një nga mitingjet më të mëdha të opozitës serbe, një një nga sheshet e kryeqytetit, sheshin “Slavija”.

Zakonisht sipas traditës, protestat politike antiqeveritare zhvillohen në heshin para Parlamentit të Serbisë. Por protesta e së dielës në realitet u mbështet nga opozita, por u organizua nga studentët, që kanë nisur prej kohësh një nismë proteste ndaj mazhorancës së Aleksandër Vuçiçit.

Madje prej fillimit të muajit kanë bojkotuar edhe auditoret dhe po zhvillojnë një proces real protestues, që ka nxehur dhe centruar debatin politik pikërisht në kërkesat dhe kundërshtimin e tyre.

Në realitet, edhe pse janë grupe organizatash në krye, opozita serbe është në realitet regjizorja e madhe e këtyre protestave.

Opozita serbe është një grup i madh partish, ku komponentin kryesor dhe udhëheqës të saj ka liderin Dragan Gjilas, ish-kryebashkiakun e Beogradit. Gjilasi, një biznesmen që operon në fushën e mediave elektronike është një nga personazhet e njohur që ran ë syn ë protestat kundër Sllobodan Milosheviçit në vitet 90 të shekullit të shkuar.

Ai është pro-perëndimor dhe përkrah hyrjen e Serbisë në BE e NATO. Ka një vision jo ekstrem për Kosovën, megjithëse nuk shprehet për pavarësinë e saj.

Ndërkaq, në opozitën serbe ka mjaft grupime ekstreme nacionaliste si dhe të hapura filoruse, madje të financuara nga Moska.

Opozita serbe ka disa zgjedhjet që humb zgjedhjet përballë Vuçiçit, por asnjëherë nuk është dorëzuar në luftën e saj që e bën të fortë dhe kërkuese. Në zgjedhjet e para një viti gati nuk fitoi zgjedhjet bashkiake të Beogradit. Kryeqyteti serb dhe qytetet e mëdha janë në fakt bastionet e saj.

Vuçiç mori Beogradin falë mbështetjes së rrethinave, edh eps duhet thënë se ai ka luajtur mbështetjen ndërkombëtare dhe investimet publike.

Ndërkohë që po inaguronte një autostradë në qendër të vendit, Vuçiç shkroi se kjo është një ditë e mirë për vendin se u përurua një autostradë dhe opozita zhvilloi një protestë të madhe. Kështu që duhet të ecim para.

Loja që bëhet në mediat pro dhe kundër qeverisë është për numrat; dikush thotë 25 mijë e dikush 100 mijë, por fakt ishte se sheshi është plot. Dhe një shesh plot është një demonstrim njerëzor i qëndrimit politik.

Shto këtu edhe orientimin pro-perndimor, madje kreu i opozitës serbe ka kërkuar një reformë të thellë në drejtësi dhe krijimin e një SPAK-u kundër korrupsionit të lartë politik.

Pra diferenca me opozitën e Berishës, është e madhe. Ndaj dhe Gjilasi i ka atributet për të kërkuar edhe një qeveri kalimtare përpara zgjedhjeve.

Ndërkaq, Berisha është kreu i një grupi opozitar që nuk i drejton. Pasi shumica e partive dhe grupimeve nuk e uan në krye meqë ka njollën anglo-amerikane dhe kundërshton të gjitha qëndrimet perëndimore.

Ndërkaq, në vend që të zhvillojë protesta massive për të dhënë një demonstrim publik në lidhje me përkrahjen, e pastaj të bëjë kërkesat, bllokon rrugët kryesore të vendit.

Jo për të demonstruar, por për të mos lënë rehat njerëzit, ngaqë është pakicë gjithnjë e në degradim. Dhe këtë e tregojnë jo thjesht votat, por diferenca që ka rënë vazhdimisht.

Edhe pse opozita serbe ka mbushur mediat botërore me lajmet mbi tubimin e saj të madh, ajo duket se nuk e ka qëllim këtë, por kërkon të rrisë konsensusin në oponionin publik për tu bërë shumicë.

Ndërkaq, bllokimi i rrugëve nga Berisha, sipas gjasave edhe mund të bëhet lajm siç ndodhi me molotovët dhe zjarret ndaj selive qeveritare, por nuk merr as përkrahje politike dhe diplomatike.

Pasi nuk kemi një koflikt që mund të zgjidhet me një ndërmjetësim, por me një qëndrim politik që nuk vjen në një linjë me perceptimin e shumicës së njerëzve. Parametra që i mat çdo faktor ndërkombëtar që ndodhet në Shqipëri.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 23/12/2024 19:10

    Nèse Vuçiç pèrballet me revoltèn qytetare tè mijrave qè mbushin sheshet e Beogradit,,,dhe Edi Rama pèrjeton "vetèm" bllokimin e rrugève nga njè grusht tè degjeneruarish nga "opozita",,,,njè gjè èshtè mèse e sigurtè,,,,,KJO KA TÈ BÈJÈ VETÈM ME REPUTACIONIN E VRASÈSIT DHE HAJDUTIT TÈ VUÇIDOLIT dhe aspak me "depulesèn" qè ndjejmè pèr "skènderbeun" e Elisa Spiropalit. Sistemet politike tè njè Vuçiç apo Edi Rama,,,bazohen nè korrupsion dhe varfèrim tè masave,,,megjithèse bèjmè gabim tè krahasojmè Beogradin dhe Tiranèn. Andej, Infrastrukturè europiane, pastèrti,,,kèndej rrumpallè dhe zhul. Kufoma politike e Sali Gèrdecit,,mund tè ndali qytetarèt shqiptarè tè mbushin sheshet shqiptare por kjo nuk ndal korrupsionin e eunukève tè Edi Ramès, paaftèsinè pèr drejtim tè kètij tè fundit dhe varfèrimin e shqiptarève, zbrazjen totale tè vèndit. Nèse Shqipèria do kishte njè opozitè qè meritonte emrin,,,,Edi Rama dhe hajdutèt e tij,,nuk i zè viti i ri nè zyrat e shtetit qè i kanè privatizuar dhe nga ku na tregojnè gishtin e mesit pèr vrimat e thesit. Shqiptarève,,pèrsa kohè èshtè kèshtu,,u mbetet vetèm shpresa e reagimit tè SPAK. Tè shpresojmè qè ky reagim tè mos vijè vonè.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur