Protesta e nisur prej dy javësh në Tiranë nuk është thjesht një lëvizje spontane nga poshtë, një nismë qytetare. Edhe pse natyrisht ka si arsye, por edhe pjesë të rëndësishme qytetare në pjesëmarrje, reagim e sjelljeje. Megjithatë, tashmë gjërat po bëhen të qarta ditë pas dite se kemi të bëjmë me një betejë shumë të madhe politike në radhë të parë.
Betejë që objektivin thelbësor ka rrëzimin e Edi Ramës nga udhëheqja e qeverisë, duke përdorur të gjitha specialitetet e luftës modernę.
Ku sheshi, bulevardi, e aksesorët që kjo betejë krijon, nuk është vetëm territori i lëvizjes së këmbësorisë së kësaj ushtrie që është hedhur në luftë.
Këmbësori, e cila ka një plan të përcaktuar me detaje në veprimin e saj luftarak, ndërkohë që mbështetet fort nga ajri, ku bombardimet janë thuajse të pandalura.
Bombat ajrore nuk janë nevojë për F35, B2 apo B52, ngase rrjetet, internet e ëeb-I janë plarforma vrasëse edhe më efikase.
Këto platforma po veprojnë me një intensitet të fortë, e një përshkallëzim që po rriten nga dita në ditë. Mjafton të shikosh trollet e rrjeteve socjale që linçojnë politikanët e mazhorancës apo gazetarët që i kanë shpallur armiqtë udhëheqësit e protestës.
Janë profile të njëjtë me ata që përdoren në Kosovë prej vitesh për të linçuar të gjithë politikanët e gazetarët që janë kundër Albin Kurtit. Thuajse identike; profile që kanë zakonisht emra të sajuar dhe absurdë vajzash apo grash, por që prapa tyre fshihet një luftëtar para tastierës që ka një listë përpara se kë të sulmojnë. Luftë që njerëzit e Vetëvendosjes e bëjnë prej kohësh nga qendra që e drejton një udhëheqëse misterioze me kombësi të një vendi fqinj, por që është njeriu më i afërt i Albin Kurtit.
Objektivi i këtyre bombardimeve është i shënjestruar me një pikë; të shkurajojë, të kompleksojë të gjithë zërat që janë kritikë me mjaft akte të kësaj „opozite të re” tashmë, e cila nuk është më fantazëm, por një realitet edhe konkret de fakto, deri sa të bëhet shumë shpejt de jure.
Dekurajimi i zërave nëpërmjet bullizimit të vazhdueshëm do të bëhet më i egër edhe në ditët në vazhdim, duke prodhuar edhe një efekt tjetër përballë, që e ka bërë këtë betejë jo shumë proporcionale.
Pasi nga mazhoranca, është vetëm Edi Rama dhe rrallë ndonjë tjetër që ka zbritur personalisht në këtë betejë që pritet të ashpërsohet edhe më shumë. Synimi është i qartë; për të mos krijuar shenjestra të lëvizshme për tu „pushkatuar” nga folësit dhe bombarduesit online e të kthehen në „mish të kuq” për turmat.
Përzjedhja e njerëzve që flasin para megafonit, por edhe kërkesat e tyre, që kutohen me kujdes nga duar mjeshtrish që vijnë nga jashtë Shqipërie, kanë një synim tëkrijojnë një atmosferë toksike virale ndaj personazhit që e kanë shënjestruar. Përkatësisht Edi Ramës. i cili, si një personazh politik polarizues, ka prej kohësh pjesën e tij që e urren pa pasë dhe pjesën që e do gjithashtu pa masë. Realitet që është parë në 4 zgjedhje parlamentare dhe që shikohet edhe në sondazhet e vazhdueshme që kryhen periodikisht nga të gjithë.
Bulevardi, ka si qëllim që me anë të grupeve heterogjene, kauzave dhe segmenteve gjithashtu heterogjene dhe origjinave të ndryshme, të gjejnë sa më shumë fabula për të krijuar kaos në mjedisin publik.
I cili me ndihmën e artilerisë që vjen online, kanë krijuar një ambjent polarizues dhe viral. Por kjo luftë nuk do të mund të rrijë kurrë sukses nëse nuk fitohet në territor, e për të bërë këtë duhet që opinioni të jetë popull real që voton.
Gjë që nëse mund të bëhet, është një process që kërkon kohën e vet, por, tani duket po përdoret nga mjeshtrat e kësaj loje një tjetër strategji. Dëmtimi i lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës përballë, nëpërmjet “këmbësorisë të motorizuar” që vjen nga brenda shtetit, manovër që duket ka marrë një dimension tjetër këto ditë.
E pikërisht nga ky “seksion” duket se po përgatitet të dalë edhe “Mesia” i vërtetë që po mbahet në mister nga organizatorët dhe mbështetësit realë të kësaj lëvizje. Akt, që ka shumë gjasa të sjellë pështjellime e shumë zhgënjime për shumë nga “ministrat aspirant” teknikë, por që në fund do t’i nënshtrohen fatit të praravendosur./TemA
Komente






