Vatra sulmon qeverinë e SHBA për të mbrojtur Berishën, kritika nga emigrantët: Mos mbroni të korruptuarit!

Vatra sulmon qeverinë e SHBA për të mbrojtur Berishën, kritika nga emigrantët: Mos mbroni të korruptuarit!

Tashmë është e qartë se lobimi për të mbrojtur figurën e Sali Berishës në SHBA, është bërë nga Federata Vatra me qendër në New York.

Kjo organizatë ka publikuar sot një deklaratë të gjatë , ku kundërshton fort vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen Non Grata të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Deklarata e Vatra-s erdhi një muaj pas shpalljes nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku pati edhe një seancë pyetjesh ne kongres, nga republikani Lee Zeldin.

Por pas kësaj séance nuk pati më zhvillim tjetër në SHBA, e sot Vatra ka lëshuar një deklaratë të prerë, ku bën thirrje se ata do të kërkojnë llogari tek përfaqësuesit që ata kanë votuar nëpërmjet lobimit.

Antarët e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, kudo që jetojnë në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u kërkojnë përfaqësuesve të popullit amerikan, për të cilët ata kanë votuar, që të ngrenë këtë problem me të drejtën e tyre që kanë për t’i kërkuar shpjegime administratës së z. Biden të argumentojnë me fakte vërtetësinë e akuzave që kanë sjellë një masë të tillë kaq ekstreme. Në të kundërt ata duhet të lirojnë Dr. Berishën nga barra e një përgjegjësie morale e cila nuk i përket vetëm atij dhe nuk i nderon as ata që e kanë aplikuar atë, nëse nuk kanë fakte”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen e gazetës së shoqatës “Dielli”.

Në reagimet që kanë pasuar publikimin e kësaj deklarate, ka vetëm një përkrahje të qartë pro këtij pozicionimi dhe tre qëndrime të tjera që janë skeptike por madje edhe të kundërta.

Pro ka qenë vetëm ish-deputeti socialist që jeton në Kanada, Taulant Dedja, që i ka përshendetur, ndërkohë të tjerët kanë qenë skeptik. Madje një qytetar shqiptar që jeton në SHBA e konsideron deklaratën e Vatrës si shumë të gabuar.

“Mos harroni që në kohen kur e gjithë Europa i vendosi embargo Serbisë,ishte qeveria e Sali Berishës ajo që i shiti naftë. Për faj të tij Shqipëria u fut në luftë civile dhe mos harro që ishte nën qeverinë e tij që u vendos që t’i jepej deti Greqisë. Kjo që bëri qeveria amerikane është pak në krahasim me atë që duhej bërë. Sipas mendimit tim Nuk më duket e drejtë që të bëni postime për politikanë të Shqipërisë ose Kosovës në mbështetje të tyre, sidomos për ata që i dime me siguri që janë të korruptuar pasi jemi rritur vetë në Shqipëri dhe për faj të tyre e lamë atë vend”, shkruan një shqiptar me banim në SHBA.

Ndërkohë një qytetar tjetër dyshon se kjo deklaratë që thuhet se është miratuar nga Bordi i Shoqatës te ketë miratimin e kryetarit të saj Elmi Berisha, meqë nuk ka as firmë e as vulë.

Një vit më parë, Vatra ka publikuar një njoftim, ku përfaqësues të Vatra-s kanë takuar kongresmenin republikan në Kongres, Lee  Zeldin, të cilit i kanë bërë të ditur mbështetjen e organizatës në votimet e nëntorit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë, përveç disa njerëzve të mërgatës shqiptare, edhe ish-ministri i Brendshëm i PD-së në qeverinë “Rama”, Dritan Demiraj, si dhe ish-këshilltari i Berishës dhe ish-Konsulli shqiptar në New York gjatë qeverisë “Berisha”, Dritan Mishta./ Ylli Pata. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drilon: 16/06/2021 14:55

    Keta te Vatres kane mbetur shpellare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës