SHBA qëndron "krahë për krahë" me Shqipërinë në rrugën e vështirë që ka nisur. Ambasadorja e sapoardhur Yuri Kim tha se do të mbështesë vendin për të vënë në zbatim strukturat e reja të drejtësisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Vetëm në këtë mënyrë - tha Yuri Kim - Shqipëria do të mund të sigurojë një të ardhme ekonomike dhe demokratike.
"Kam vetëm 9 ditë këtu dhe janë takuar me të gjithë përfaqësuesit kryesor të politikës. Ishin takime mjaft të rëndësishme dhe domethënëse. Në të gjitha takimet është theksuar rëndësia e reformës në drejtësi për t'i dhenë fund korrupsionit. Reforma në drejtësi do të sigurojë kapacitetet e duhura ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë. Ju keni në dorë të ardhmen dhe shpresën e popullit shqiptarë. SHBA ka qenë gjithmonë krah Shqipërisë në moment kritike dhe reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj është një nga këto momente. Ne jemi me ju "krahë për krahë" për zbatimin e drejtësisë" tha Kim.
Lajmi kryesor:
Soreca- Kim: Reforma në drejtësi pasaporta e Shqipërisë në BE! 2020, viti kritik i zbatimit të saj









