Sundimi i ligjit dhe funksionimi i gjykatave është parësore për demokracinë në vend dhe për këtë tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është e prirur të shtyjë sa më fort për realizmin e saj, pasi siç ajo thekson është edhe një nga 3 prioritet që ka gjatë detyrës së saj në vendin tonë. Gjatë një interviste për ‘’Marshall Center Voices’’,  Kim  ka përsëritur disa herë prioritetet, demokraci, mbrojtje dhe investimet apo biznes dhe ka shpjeguar se pse insiston më shumë te to.

Ambasadorja ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar, por problemi sipas Kim qëndron tek ligji dhe gjykatat. Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë edhe pse ka mundësi të jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë.

"Rinia shqiptare është në nga asetet më të madha të vendit. Shqipëria ka një popullsi të re dhe dua të angazhohem me rininë këtu dhe të sigurohem që ata ta dinë se sa me vlera janë dhe të diskutojë me ta ëndrrat që kanë dhe të sigurohem që ata ta dinë se nuk duhet vetëm të shpresojnë dhe të ëndërrojnë, por duhet të përveshin mëngët dhe të punojnë, dhe të sakrifikojnë për të arritur qëllimet e tyre. Unë e shikoj atë zjarr tek rinia këtu dhe dua që ajo të gjejë motivin për të qëndruar këtu me dëshirën e tyre dhe të prodhojnë diçka të mrekullueshme për vendin e tyre", tha ndër të tjera Kim.