Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave për përplasjen dje te 'Petro Nini'. Paloka thotë se Rama sot tha se nuk i zhbën dot vendimet e gjykatave, ndërsa pak ditë më parë tha se 'qeveria do të bëjë gjithcka për të zhbërë vendimin për Dritan Dajtin'.

Nga rubrika 'Përgjigja Ime', Rama sot kishte edhe një mesazh të fshehtë për opozitën që nuk largohet, pavarësisht tentativave që po bëjnë PD dhe LSI-ja. Por Paloka thotë se Rama vijon që të zvarritet si kufomë politike.

Postimi i Edi Palokës
Perdredhjet e Rames sipas interesit nuk cudisin me askend. Ka per borxh qe vetem ne pak dite te deklaroje gjera diametralisht te kunderta per te njejten ceshtje e njekohesisht te beje krejt ndryshe nga cfare deklaron. Sot ka deklaruar se vendimet e gjykatave te drejta ose jo “nuk ka gje qe i zhben”.

Vetem pak dite me pare, i vene nen presion, deklaronte se “qeveria do te beje gjithshka per te zhbere vendimin per Dritan Dajtin”...Kujt ti besosh?!

Pervec te tjerave , ne nje nga ato percartjet e tij me videoselfi qe ngjajne si masturbim manjakesh perpara kamerave, sot ka deklaruar se do na mungoka shume kur te iki po “yyyyyy ka kohe...”

Ne fakt sot Rama ju ngjan disa personazheve te filmave horror qe kane vdekur , po nuk ja pranojne vetes dhe vazhdojne te zvarriten si kufoma edhe per ca kohe mes te gjalleve, duke qelbur dynjane me eren e kalbesires