Zall Herr, Veliaj: Ata që e kanë shtëpinë të rrezikuar të mos futen brenda! Do nisë procesi i rindërtimit

Zall Herr, Veliaj: Ata që e kanë shtëpinë të rrezikuar të mos futen brenda! Do nisë procesi i rindërtimit

1575123459_zallherr.jpg

Për të gjitha familjet të cilat kanë banesa të dëmtuara në Zall Herr, Bashkia e Tiranës po ngre çadra dhe ka nisur nga puna për rindërtimin e tyre. Kreu i Bashkisë kërkoi prej të gjithë qytetarëve që të zbatojnë urdhrat e autoriteteve dhe nëse shtëpia është klasifikuar si e pabanueshme, të largohen në qendrat sociale. “Me u fut vetë në një shtëpi që është gjysmë e rënë, është risk që ia bëjmë vetes. Për të gjitha këto arsye, do të dua një listë nga njësia administrative dhe të sigurohemi që ata që realisht e kanë të rrezikuar shtëpinë, të mos marrin këtë risk përsipër. Vëmë një çadër, ajo ka hapësirë pastaj për krevat, shtrojë, janë të bollshme. Sigurisht, e vëmë tek bahçja, pra kush ka bagëti, s’ka nevojë të largohet nga bagëtia; kush ka tokën, s’ka nevojë të largohet, kush ka orendi, nuk ka nevojë t’i braktisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se të gjitha banesat e klasifikuara si të pabanueshme do të rindërtohen nga e para, ndërsa ato që kanë dëmtime të pjesshme do të marrin dëmshpërblime.

“Do nisim procesin e rindërtimit, një nga një do kapim secilën nga shtëpitë. Çfarë janë meremetime do i bëjmë me pagesë, çfarë janë për t’u bërë nga e para do i bëjmë nga e para. Mund të ketë raste që themi: Nëse kjo tokë nuk mban më se mund të ketë rrëshqitur e gjitha dhe mund të marrim apartament në një vend tjetër, mund të marrim në Kamëz, në Tiranë, pra do i shohim rast pas rasti, por tani të kalojmë me dinjitet këtë pjesën e parë. Nëse është dikush që akoma nuk e ka vënë emrin në listë, ju lutem njoftojeni se mund të jetë në një fshat akoma më të largët”, theksoi Veliaj.

Te gjitha grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke bërë verifikimet nëpër ndërtesa, ndërsa vijon paralelisht edhe ofrimi i gjithë mbështetjes në qendrat sociale që janë të hapura 24 orë ku qytetarët krahas një vakti të ngrohtë dhe strehe, kanë edhe psikologë dhe mjekë.


Lajmi kryesor:

DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?