Zaloshnja: 1.7 milionë zgjedhës nuk votuan dot vjet jashtë Shqipërisë! A do të votojnë dot më 2025?

Zaloshnja: 1.7 milionë zgjedhës nuk votuan dot vjet jashtë Shqipërisë! A do të votojnë dot më 2025?

Foto ilustruese

Në listën e zgjedhësve ishin vjet plot 3.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas CENS-23, ishin me banim në Shqipëri vetëm 1.95 milionë (banorë 18 vjeç e sipër). Pra 1.7 milionë shtetas me të drejtë vote banonin jashtë vendit.

Nuk mund të dihet se sa nga 1.7 milionë zgjedhësit me banim jashtë vendit erdhën për të votuar vjet në maj me autobuzë, vetura, tragetë e aeroplanë, por dihet që atyre nuk iu krijua mundësia për të votuar në vendet ku banonin.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me Vendimin Nr. 38/22 të janarit 2023, urdhëroi qartazi Kuvendin që të amendojë Kodin Zgjedhor, duke miratuar dispozita ligjore që i garantojnë çdo zgjedhësi jashtë Shqipërisë të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe kërkoi që ky proces të jetë sa më i shpejtë dhe sa më efektiv. Thënë ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese qartëson se krijimi i kushteve për votimin nga jashtë Shqipërisë është një detyrim i shtetit shqiptar. Sidoqoftë, edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj nga afati kushtetues i paracaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ende nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pavarësisht argumenteve apo justifikimeve që paraqesin partitë politike për këtë vonesë, si dhe opinioneve të ndryshme që qarkullojnë në opinionin publik pro apo kundër votimit jashtë vendit, krijimi i mundësisë ligjore dhe praktike për një votim të tillë është detyrim kushtetues, sipas Gjykatës Kushtetuese.

Në qoftë se nuk do t’u krijohet mundësia zgjedhësve të votojnë jashtë vendit deri në pranverën e 2025-ës, zgjedhjet parlamentare do të jenë të cunguara ligjërisht, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, shteti shqiptar do të demonstrojë një mungesë serioziteti, si një shtet që neglizhon kushtetutën e vet.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakaria: 08/07/2024 08:34

    jemi me mire vetem pa ato qe kane tralltuar vatanin

    Përgjigju
  • Pet.: 07/07/2024 14:16

    Pse duhet te paguaj une per ta?. Madje, madje, do ishte mire qe kush nuk ka banimin ne shqiperi per 5 vite rresht, t'i hiqet edhe shtetesia.Njeriu zgjedh vete ku te jetoje, por gjithashtu nuk duhet te kete te drejte qe te votoje te zgjedhurit qe i mbajne te tjeret me taksa.

    Përgjigju
    • Po mër po: 07/07/2024 14:29

      Paguaj borxhet që merr nga vendet e huaja, pastaj thuaj taksapagues

  • Illi: 07/07/2024 11:57

    A ka ndonje qe i mungon emrit ne listen e votuesve? Perndryshe kush ka interes te paraqitet ne votime. Pse duhet te paguajne taksapaguesit shqiptare, per pjesemarrjen ne votime, te atyre qe me vullnetin e tyre te lire, kane vendosur ta keine vendbanimin zyrtar jashte Shqiperise?!

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 07/07/2024 11:55

    E di Partia! (ndare ne disa)

    Përgjigju
  • Johnny: 07/07/2024 09:11

    1.7 zgjedhës i kanë thën politikës shikoni nga lindja për dele po ju la Putini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Javë vendimtare, mësohet e ardhmja e Sylvinhos

Javë vendimtare, mësohet e ardhmja e Sylvinhos