TIRANEGjokë Cali, pjestar i familjes Cali e cila 1 vit më parë u përfshi në konflikt me deputetin Armando Prenga për të drejtën e shfrytëzimit për peshkim të lagunës së Patokut, ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë duke i qëndruar versionit dhënë në polici e prokurori se ai është kërcënuar me jetë nga deputeti.
“Në darkë më 4 shtator 2015 më mori në telefon djali im, më tha se ke lokali kish shkuar Armando Prenga. Mora makinën dhe u nisa për në Lagunë, rrugës në vendin e quajtur Fushë Kuqe u shkëmbeva me shtetasin Armando Prenga, i cili po udhëtonte me automjet bashkë me 3 persona të tjerë. Ndala makinën po ashtu dhe Prenga, i kërkova shpjegime për ngjarjen e ndodhur djalin. U konfliktuam dhe Armando Prenga nxorri pistoletën, më goditi me qytën e saj në kokë dhe më pas qëlloi një herë në ajër” rrëfeu Gjok Cali para gjyqtarëve.
Dëshmia e tij u pasua nga e djalit Dorian e Nipit Julian Çali të cilët konfirmuan se Prenga i kishte shkuar në lokal duke i kërcënuar.
I pyetur dhe nga mediat vetë Gjokë Cali, u shpreh se i qëndron akuzës ndaj Armando Pregës. Ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën kundër tij, ndërsa janë dëgjuar dëshmitë e pjesëtarëve të fisit Cala.
Por pas deklaratës së Calit ka reaguar Baftjar Rusi, avokati i Prengës që u shpreh se klienti i tij është i pafajshëm.
“Prenga nuk ka plagosur askënd”.
Sipas avokatit, Prenga nuk ka kërcënuar askënd por është vetëmbrojtur.
Kurse lidhur me kërkesën e prokurorisë për dekriminalizimin, Rusi theksoi se, “ende nuk jemi njohur zyrtarisht me kërkesën e tyre, por siguroj që Prenga nuk preket nga ky ligj”.
Në gjyq u dëgjuan dhe dëshmitë e Dorian Calit, Julian Calit, ndërsa seanca e radhë su shtyp për në datën 13 mars, ora 10:00 për të dëgjuar dëshmitarë të tjerë të fisit Cala.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO