Zbardhet pas 25 vitesh vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge njofton arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar

Zbardhet pas 25 vitesh vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge njofton arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar

Me arrestimin e një shqiptari 51-vjeçar, departamenti i drejtësisë së Antwerpen beson se ka kapur autorin e një vrasjeje të tmerrshme të një prostitute 17-vjeçare në vitin 1999.

Trupi i vajzës me origjinë rumune u gjet natën e 16 majit 1999 në Dries në Antwerp.

Adoleshentja e identifikuar si Iona B. rezulton të jetë goditur me thikë dhe si pasojë e këtyre plagëve ka ndërruar jetë.

Autopsia e trupit të së ndjerës ka treguar se e reja është goditur rreth 20 herë me thikë.

Hetimi zbuloi se viktima ishte parë me tutorin e saj të dyshuar në një kafene, pak para vrasjes së saj. Edhe dëshmitarët okularë kishin parë një burrë duke ikur.

Sipas mediave, autori ka qëndruar në Belgjikë me një identitet të rremë.

Pas konsultimit midis zyrës së prokurorit publik të Antwerpen dhe Policisë Gjyqësore Federale (FGP), hetimi u rihap dhe provat e ADN-së u ekzaminuan përsëri në vitin 2020.

I dyshuari mësohet se është larguar nga Shqipëria në vitin 1993 dhe ka mbërritur në Itali në vitin 2002. Ai kishte përdorur një identitet të rremë për këtë.

Sipas Gazet van Antwerpen, ai u arrestua përfundimisht në Romë këtë pranverë, ndërsa u dërgua në Belgjikë më 5 prill. Një test krahasues i ADN-së tani ka vërtetuar një përputhje pozitive me ADN-në e të dyshuarit, çka solli dhe arrestimin e tij.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit