Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Qeveria ka cenuar statusin e gjyqtarëve, u hoqi të drejtën për t'u pajisur me pasaportë shërbimi

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Qeveria ka cenuar statusin e gjyqtarëve, u hoqi të drejtën për t'u pajisur me pasaportë shërbimi

Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e arsyetuar, ku ju dha të drejtë gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për rikthimin e pasaportave diplomatike dhe ato të shërbimit, pasi qeveria ua kishte hequr që nga janari 2020. Në arsyetimin e Gjykatës së Lartë nënvizohet se Këshilli i Ministrave, të cilit i është deleguar nga ligjvënësi pushteti për të nxjerrë aktin nënligjor normativ për të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi disa funksionarë publikë, ka ometuar në rregullimin e kësaj situate për gjyqtarët, duke cenuar haptazi dhe pa asnjë arsye të përligjur një të drejtë të fituar më parë prej tyre. 

Sipas Gjykatës së Lartë rezulton se gjyqtarët e kanë përfituar të drejtën me ligj për t’u pajisur me pasaporta shërbimi, ndërsa thekson se pretendimet e Këshillit të Ministrave nuk kanë natyrë të drejtpërdrejtë kushtetuese. Gjykata e Lartë thotë se Qeveria hoqi të drejtën e përfitimit financiar të përballimit të pagesës për pajisjen me pasaportë shërbimi nga buxheti i institucionit, ku gjyqtari ushtron detyrën.

‘Duke iu rikthyer rastit në shqyrtim konstatohet se Këshilli i Ministrave, të cilit i është deleguar nga ligjvënësi pushteti për të nxjerrë aktin nënligjor normativ për të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi disa funksionarë publikë, ka ometuar në rregullimin e kësaj situate për gjyqtarët, duke cenuar haptazi dhe pa asnjë arsye të përligjur një të drejtë të fituar më parë prej tyre. Në VKM nr. 389/2019, në Lidhjen 2, janë renditur subjektet që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi, duke mos u përfshirë gjyqtarët, të cilët , për shkak të funksionit, e kishin fituar këtë të drejtë, sipas rregullimit të mëparshëm. Mosparashikimi në aktin normativ, pa një arsye të përligjur të të drejtës së gjyqtarëve për t’u pajisur me pasaportë shërbimi është një ometim ligjor që vlerësohet nga Kolegji se ka cenuar standardin “përfitime të tjera”, në referim edhe të konceptit kushtetues të “të drejtave të fituara”.’

Kolegji konstaton se VKM nr. 335/1997 parashikonte të drejtën për t’u pajisur me pasaportë shërbimi, si edhe të drejtën që pajisja me pasaportë të realizohej me shpenzimet e institucionit. Pra, në këtë rast, VKM nr. 389/2019 ka cenuar statusin e gjyqtarëve në dy elemente: së pari, në heqjen e së drejtës për t'u pajisur me pasaportë shërbimi dhe për rrjedhojë pamundësinë për të gëzuar të gjitha përfitimet që sjell ky dokument shtetëror identifikimi; së dyti, heqjen e përfitimit financiar të përballimit të pagesës për pajisjen me pasaportë shërbimi nga buxheti i institucionit, ku gjyqtari ushtron detyrën. Për rrjedhojë, Kolegji vlerëson se heqja e këtyre të drejtave, të cilat nuk mund të preken pa një arsye të përligjur, vjen në kundërshtim me nenin 22 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, gjë e cila prek drejtpërdrejt statusin e gjyqtarit.'- thuhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë.

Pas dy viteve betejë gjyqësore, shoqata e gjyqtarëve fitoi me vendim të Gjykatës së Lartë të drejtën për tu pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Qeveria u hoqi atyre në janar 2020 këtë privilegj, ndërsa padia u bë në gjykatë nga shoqata e gjyqtarëve përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani.

Bani njëherazi gjyqtar në Gjykatën e Posaçme e dërgoi ankimin rekurs në Gjykatën e Lartë e cila u dha atyre të drejtë. Me këtë vendim pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të Shkallëve të para dhe apelit në të gjithë vendin.

Gjyqtarët kërkuan konstatimin e cënimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor 2019, që hyri në fuqi pas 6 muajsh.

Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve ka qenë një vendim i marrë nga ministri i sapoemëruar atëherë në Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vendim që kaloi në Këshillin e Ministrave disa muaj më vonë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/07/2022 00:26

    Imunitetin diplomatik e duan qe kur te arratisen sic u arratis Llalla te mos ndalohen,ose te mos arrestohen dhe te mos kontrollohen.Lexoni Konventen e Vjenes mbi marredheniet diplomatike-1961 dhe e kuptoni pse.

    Përgjigju
  • Ersa: 06/07/2022 13:22

    Duan gjyqtarët më të korruptuar të rajonit pasaportë diplomatike. E pse? Detyra e tyre është e lidhur në mënyrë ekskluzive me Shqipërinë. Jashtë shtetit le të shkojnë si individë po deshën. Kjo gjë nuk ndodhë asgjëkund në EU, ku mund t'a marri vetëm kryetari i Gjykatës të Lartë.

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 06/07/2022 11:00

    Nuk e kupton,pse cenohet Statusi i gjyqtarin me mospaisjen me pasaporte sherbimi.Statusi i gjyqtarin eshte i kufizuar brenda territorit te Republikes se Shqiperise.Pra ai ,gjyqtari,Nuk mund te kryeje asnje sherbim gjyqesor jashte shtetit.Atehere cfare i duhet pasaporta e sherbimit?Aq me teper qe ne Europe,si vend kandidat ,cdo qytetar ka te drejten e levizje me pasaporte qytetare.Per nevoje personale eshte i lire te shkojne sipas regullave.Pra ky vleresim i ketij forum gjyqesor eshte antikushtetues,i padrejte.Statusi i gjyqtarin eshte i percaktuar ne ero limite qe vepron gjukata,ho pordhes personale te gjyqtareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas

Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas