LEZHË- Pas 6 vitesh, është zbardhur vrasja e ish-drejtorit të OST-së për zonën e Veriut, Saimir Jakut, i cili u ekzekutua në një lokal në Rrëshen, ndërsa i plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga. Në pranga të policisë ka rënë Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin edhe në bashkëpunim me persona te tjerë.

Sipas bluve të Lezhës, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk bën publike të dhëna të tjera për këtë çështje. 

Por si u zbulua vrasësi i Saimir Jakut? Dorjan Keqi u arrestua pranë gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Sipas burimeve për Report Tv, Dorjan Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes së Saimir Jakut, në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore, kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dorjan Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM. Dorjan Keqi akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit". Në kërkim janë edhe persona të tjerë.

U vra në sy të policëve, si ndodhi ekzekutimi i ish-drejtorit të OST-së Saimir Jakut

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar të cilët e qëlluan, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku. Siç raportonte Shqiptarja.com në 2016, Jaku u qëllua me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij. Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Pas atentatit, ku mbeti i vdekur Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Dyshimet flasin se vrasja e Saimir Jakut mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të tij, në Itali, pasi dyshohej se ka qenë njëherë i dënuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Vrau Saimir Jakun, Dorjan Keqi u arrestua pranë gjykatës së Lezhës, ishte për një proces gjyqësor! U zbulua nga gjurmët e gishtave

1658825526_keqi.jpg

Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë i arrestuar për ekzekutimin e Saimir Jakut në Rrëshen në 2016, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Sipas burimeve për Report Tv, Dorjan Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes së Saimir Jakut në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore dhe kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.

Ora 10:52
Eliminoi ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, del fotoja e vrasësit me pagesë nga Kruja

Report Tv ka siguruar foton e Dorjan Keqit, vrasësit me pagesë nga Kruja i cili ekzekutoi Saimir Jakun në 2016. Dorjan Keqi u arrestua sot nga policia, ndërsa dyshohet se vrasjen e ka kryer si porosi nga një grup kriminal në Lezhë.