'Zbriti' Skënderbeun nga kali, skulptori i shtatores në Prizren: S'kisha qëllim të provokoj! Heroi ka qenë edhe diplomat jo vetëm një luftëtar

Skulptori i shtatores së Skëndërbeut në Prizren, Sinan Aliaj, në një intervistë për Report Tv, ka deklaruar se qëllimi  i tij në ndërtimin e figurës së heroit tonë kombëtar nuk ka qenë që të provokojë dhe as të tjetërsojë figurën e tij.

"Cilatdoqofshin ato komente janë të mirëseardhura. Unë jam i përgjegjshëm për punën time se jam artist. Qëllimi im ska qenë të provokoj dhe as të krijoj përshtypje dhe as imponim. Njerëzit janë të lirë. Puna ime është nisur prej rrafshit artistik të një figure që ka histori", tha ai.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për të vendosur nëse shtatorja do të hiqet apo do të riskonstrukturohet, Aliaj tha se nuk pranon imponim të asnjë koncepti tjetër mbi këtë shtatore kushdoqoftë ai komision.

"Spo e kuptoj kërkimin e të hequrës. Kjo nuk kishte me më pengu mua. Nëse më imponon ndokush një koncept tjetër këtë se pranoj cilido qoftë ai komision", tha ai.

Kurse për faktin se e "zbriti" heron nga kali, ai tha se Skënderbeu nuk ka qenë vetëm një luftëtar por edhe një diplomat.

"Skënderbeu mbi të gjitha ka qenë njeri. Pas betejave parada e paraqitjeve të tij diplomatike dhe ushtarake, ka nejt me bashkëluftëtarë ka bashkëjetu me popullin. Ai ka qëndruar dhe në tokë. Pavarësisht rrethanave ndaj faktorëve historik. Sa për sqarim, unë e kam një të kaluar shumë komplekse, jam 50 vjeçar dhe baba i 4 fëmijëve. Unë mendoj se Skënderbeu e ka dashur këtë ku jemi sot ne shqiptarë, Skënderbeu ka pasur gjithmonë një ëndërr", shtoi ai.

Ideatori i kësaj vepre Nue Oroshi gjatë një interviste për Report TV pak më parë, me tone të ashpra hodhi poshtë të gjitha kritikat e bëra kundër saj dhe tha se të gjitha motivet kombëtare janë të ruajtura.

Shtatorja e Skënderbeut u vendos në Prizren me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, dhe ajo që ra në sy ishte fakti që figura e heroit tonë kombëtar u shfaq ndryshe nga ç’jemi mësuar që ta shohim dhe më kryesorja është pa kalin e tij dhe në dukje një figurë e dobët. Tanimë shtatorja do të vlerësohet nga një ekspertizë ndërkombëtare për vlerat artistike dhe kombëtare që ajo mban e në fund do vendoset nëse do hiqet nga aty.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 03/12/2020 14:48

    Mutraheri te mesoi si mund te luash me shqiptare,madje mu ne kryeqytetin historike te tyre. Mund te luash me dy personalitetet qe jane elemet i etnise kombetare shqiptare.

    Përgjigju
  • Cufi: 02/12/2020 20:16

    Ik mor idiot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë