Policia e Shkodrës ka goditur një rast të prostitucionit në lagjen ‘Parrucë’.
Në pranga kanë rënë tre persona, mes tyre një 37-vjeçar nga Shkodra dhe 2 kineze.
Gjatë kontrollit në apartamentin që kishin marrë me qira për këtë veprimtari të paligjshme , blutë sekuestruan një shumë parash dhe 5 celularë.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente







