Zbulohet drafti/ Ilir Meta jashtë loje edhe për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe SPAK-ut

Zbulohet drafti/ Ilir Meta jashtë loje edhe për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe SPAK-ut

Asnjë anëtar i organeve të larta të drejtësisë shqiptare nuk do të betohet më në Presidencë. Pas nismës për t’i hequr mundësinë e bllokimit të organizimit të ceremonisë së betimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit Ilir Meta nuk do të ketë më asnjë mundësi të bllokojë as betimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë dhe të prokurorëve, sikundër veproi me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi. Kështu parashikon nisma më e fundit e propozuar nga tre deputetë të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, Edmond Leka dhe Abnor Shameti. Nisma ligjore e depozituar në Kuvend, ndryshon nenin 61 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar parashikimin sipas të cilit anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe prokurorët e SPAK-ut duhet të betohet para Presidentit të Republikës si kusht për të nisur detyrën.

Pika e 2 e nenit 61 të këtij ligjit parashikonte që mandati i anëtarëve të SPAK-ut dhe Gjykatës së Lartë ‘fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Data e betimit i njoftohet dhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale”. Kjo pikë është ndryshuar. Projektligji parashiko që betimi i anëtarë të Gjykatës së  Lartë organizohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor brenda 10 ditëve. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në forme të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor. Projektligji ndryshon edhe pikën 2 të nenit 37 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duket saktësuar që ceremonia e betimit të prokurorëve organizohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë brenda 10 ditëve. Ky parashikim, nëse miratohet nga Kuvendi, i heq të drejtën Metës të organizojë ceremoninë e betimit për anëtarët e SPAK-ut.

Në këtë linjë ka ndryshuar edhe mënyra e betimit të kryeprokurorit. Sipas projektligjit “mandati i Prokurorit të Përgjithshëm fillon në ditën e betimit. Ceremonia e betimit

organizohet nga Kuvendi jo më vonë se 10 dite nga data e emërimit ose shpalljes i emëruar. Nëse Prokurori i Përgjithshëm nuk është thirrur për të bere betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Kuvendit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Kjo lëvizje e mazhorancës erdhi pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të organizuar ceremoninë e betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi. Për këtë shkak, zonja Vorpsi nuk mund të fillojë detyrën, ndërsa në vend të saj Presidentit Meta ka emëruar Marsida Xhaferllarin. Për mënyrën e betimit të anëtarëve të Kushtetueses, shumica ka dërguar një tjetër draft në Kuvend, sipas të cilit “Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bere betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në forme të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit te emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'