Zbulohet fotoja e parë e Zaho
Ramës, "selfie" me Rean e Gregun
Fëmijët e çiftit kryeministror Edi dhe Linda Rama nuk i kanë rezistuar tundimit për ta ndarë me publikun vëllain e tyre të vogël. Ditën e djeshme Gregori djali nga martesa e
parë e kryeministrit Rama dhe Rea vajza e martesës së parë
Fëmijët e çiftit kryeministror Edi dhe Linda Rama nuk i kanë rezistuar tundimit për ta ndarë me publikun vëllain e tyre të vogël. Ditën e djeshme Gregori djali nga martesa e
parë e kryeministrit Rama dhe Rea vajza e martesës së parë të bashkëshortes së kryeministrit Linda, kanë postuar në profilin e tyre në “Facebook”, një foto me vëllain e tyre të vogël Zahon.
Në foton e postuar në “Facebook”, Rea shfaqet pranë Zahos ndërkohë që Gregu kujdeset për ushqimin e Zahos së vogël. Duket se Zaho i vogël është përshtatur shumë shpejt me vëllain dhe motrën e tij, ndërkohë që kryeministri nuk gaboi kur në konferencën për shtyp e quajti “king”. Gjithashtu Rama, nuk ngurroi as të ndante një batutë, ku
tha se kontributin më të madh e ka bashkëshortja e tij, pasi ai ka dhënëkontributinminimal.
“Për të më uruar se për të më falënderuar ti je e vogël. Koha bën çudira dhe mund të vijë dita edhe të më falenderosh por jam unë që dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithëve për këtë ngjarje kaq të posaçme në jetën time dhe familjes time, dhe në mënyrë më të posaçme Lindën që lindi Zahon sepse unë dhashë një kontribut minimal ndërsa Linda bëri pjesën më të madhe”, theksoi Rama.
Shefi i qeverisë, do të ketë më shumë kohë të merret me djalin e tij të porsaardhur në jetë për shkak se zyrtarisht këtë të enjte parlamentarët kanë marrë pushimet për këtë verë. Rama do të ketë më shumë kohë për tu kujdesur edhe për bashkëshorten e tij, të cilën ka gjetur rastin edhe për ta falenderuar ditën e djeshme, për
sakrificat dhe kujdesin që ka pasur për sjelljen në jetë të Zahos.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
13/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
54.9%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 15533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vodhi telefonin e babait, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
4 Tetor, 12:55
-
Vidhnin biçikleta në Tiranë dhe më pas i shisnin, 2 në pranga
4 Tetor, 12:53
-
U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
4 Tetor, 12:48
-
Ndrea Prendi: Sapo të kalohet gardhi me tela hapni zjarr luftarak! Publikohet audiopërgjimi me fakte të rënda për ‘21 janarin’! (AUDIO)
4 Tetor, 12:44
-
Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë
4 Tetor, 12:39
-
Në tre ditë dhe në një orar, kalendari i javës së tetë në Superligë! 'Shtegton' Vllaznia
4 Tetor, 12:38
-
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në terren
4 Tetor, 12:38
-
Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!
4 Tetor, 12:32
-
VIDEOLAJM/ Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’
4 Tetor, 12:28
-
Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen
4 Tetor, 12:13
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin! Ja kur do jetë kulmi i stuhisë, Gjoni: Qarqet e rrezikuara
4 Tetor, 12:08