Zbulohet qendra e PD ku 'prodhohen' komentet propagandistike dhe sharjet në rrjetet sociale: Ja ku ndodhet dhe kush i drejton punonjësit

Zbulohet qendra e PD ku 'prodhohen' komentet propagandistike dhe sharjet në rrjetet sociale: Ja ku ndodhet dhe kush i drejton punonjësit

E folur shpesh në media, se ekziston me kohë të pjesëshme, por aktivizohet dhe bëhet edhe më e madhe në kohën e fushatave elektorale.

Këto qendra që përdoren për “punët e pista” të partive në rrjetet sociale ekzistojnë prej shumë vitesh, por së fundi kanë marrë vlerë të rëndësishme.

CNA ka mundur të bëjë një vëzhgim dhe të sjellë një material të plotë për mënyrën si funksionon kjo formë propaganda në shërbim të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pak histori

Dy kullat ku u hapën zyrat e para

Dy kullat ku u hapën zyrat e para “sekrete” për rrjetet sociale

Për herë të parë Lulzim Basha një zyrë të tillë e krijoi në vitin 2011, e cila ndodhej tek dy kullat në qendër të Tiranës dhe në atë kohë drejtohej nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Shpesh ka punuar në grupe më të vogla, të shpërndara thuajse si celula, që më pas zgjerohen në prag fushatash elektorale. Zyra shpesh është mbyllur dhe ka funksionuar edhe si “grup zjarri” duke mos pununar në një ambient por shpesh nga shtëpitë dhe lokalet, sapo merrej komanda, shumica mbidheshin për të krijuar grupin në një zyrë të vetme.

Më pas këto grupime të rinjsh janë përdorur shpesh nga Basha në fushata, dje dhe sot kanë Odetën e kunatit në drejtim por edhe ish-gazetaren Desada Metaj dhe drejtoreshën e zyrës së shtypit Elona Meço.Ka dhe një personazh të katërt dikur drejtor, pastaj deputet, dhe ai është Endri Hasa që ka përgjegjësinë për IT e PD.

Sa për imazhin dhe kontentin kujdeset vetë kunati i Lulzim Bashës dhe bashkëshortja e tij Aurela, që kanë shtrirë tentakulat e tyre deri në qendrat e të rinjve që komentojnë por edhe tek SPINËT, influecuesit në rrjet që hiqen të pavarur dhe kanë në qafë litarin e borderosë që paguhet nga partia në disa mënyra më të kamufluara. Një pjesë e tyre jetojnë në Tiranë por ka edhe personazhe jashtë vendit.

Pse “Bryrektorja”?

Në godinën e ish- SHQUP-it, sot selisë së PD-së i thonë “Byrektorja”, është qendra e rrjeteve sociale në PD, aty ku sharësit me pagesë gati me lëmoshën e një byreku, bëjnë propagandën e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit në rrjetet sociale, sulmojnë, akuzojnë, fyejnë e shpifin ndaj kujtdo që tenton të prekë Lulzim Bashën dhe linjën e tij.

Byrektorja e PD

Byrektorja e PD

Kjo nuk është e vetmja “byrektore” për demokratët, disa të tjera funksionojnë si të pavarura dhe janë nën kontrrollin e disa ish-deputetëve.

Si funksionon?

Aktualisht në këtë qendër, e cila ndodhet në katin e dytë të godinës, tek ish zyra e shtypit kur ajo drejtohej nga gazetari Edi Lesi, punojnë rreth 30 të rinj me 2 turne, por këto nga 4 deri 5 orë. Pra 15 persona punojnë nga ora 9:00 deri në 13:00-14:00  dhe turni  dytë deri në orën 19:00, për shkak edhe të orës policore.

Të gjithë janë të rinj, të tjerë të sjellë nga bashkëpunëtorë besnikë të drejtuesve më të lartë të PD.

Disa pretendojnë se janë punonjës të PD, i gjen shpesh tek kioska në oborin e SHQUP, shpesh duke ngrënë byrekun në orën e pushimit për tu rikthyer “nën komandë”.

Në këtë qendër ku funksionojnë gati 15 kompjutera në orë ka një strukturë të qartë, një përgjegjës që mban kontakte më të rinjtë që janë live të ndarë në grupe, ku drejtuesi më pas çdo komandë që e merr nga vajzat e zyrës së shtypit dhe propagandës e përçon tek të rinjtë. Këta më pas me profile fallco në rrjetet sociale, ka edhe personazhe të ekspozuara, fillojnë sulmet me komente, raportime, debate e deri në sharje e fyrje për shumë personazhe politike.

Stafi me Endri Hasen

Stafi me Endri Hasen

CNA ka mundur të sigurojë një listë me emra të këtyre të rinjve që paguhen më pak se një pensionist, të rinj student që janë në shkollë dhe një pjesë të kohës e harrxhojnë duke i shërbyer partisë për punët e pista.

Po publikojmë edhe ndonjë foto por pa i dekonspiruar të gjithë me emra. Puna e tyre gati për lëmoshë ndoshta ju duhet, për të paguar byrekun e përditshëm që ju paguan Lulzim Basha, dhe vajzat e propagandës së Bashës.

Rogerti është një nga drejtuesit dhe shumë shokë e shoqe të tij reklamohen se punojnë tek PD, se janë militant e demokratë të flaktë, në fakt lëmosha e Bashës i ka mbledhur në një zyrë për punë të pista.

Le ti lemë të rinjtë të marrin lëmoshën e tyre, ata janë përgjegjës vetëm për zbatimin e atyre çfarë kërkojnë treshja e femrave të propagandës së Bashës.

Odeta Male

Odeta Male

Kush drejton?

Zyra në katin e dytë të godinës është nën komandën e Endri Hasës, qëndron gjithmonë e mbyllur dhe komanda për sulme vjen me mesazh nga tre femrat që përdor Basha për mediat dhe imazhin.

Odeta Male, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës mban nën komandë më shpesh të rinjtë duke dhënë edhe drejtimin se kush duhet sulmuar apo çfarë duhet shkruar. Këtu përfshihet edhe Desada Metaj.

Kjo e fundit qëndron edhe si koordinatore me grupin e konsulentëve Izraelitë që po përpiqen të ndërtojnë imazhin e liderit për Bashën. E treat është Elona Meço, ish-gazetare që sot drejton zyrën e shtypit.

Të treja vajzat e duan kaq shumë njëra-tjetrën sa janë gati ta shqyejnë, por i mban bashkë vetëm diçka, milionat që marrin nga Basha dhe kompanitë e kunatit të tij.

Nga e majta Erjon Isufi, Odeta Male ne qender, Aurela Basha (Isufi) djathtas

Paga e njërës prej tyre në muaj ja kalon totalit të 30 të rinjve që punojnë në “Byrektore”.

Zyra që në fakt për menaxhere ka tre vajzat e imazhit e propagandës, ka në dispozicion me qinda profile false në rrjetet sociale, kontrollon shumë grupe në këto rrjete, komunikon e çon mesazhet në grupet e tjera digjitale të opozitës.

Shpesh këto grupe u përdoren ashpër në sulme ndaj kritikëve të Lulzim Bashës, pa përjashtim, pra për luftën e brendshme në PD.

Më pas akuza, sharje e sulme ndaj personalisteteve, ish-ministrave, drejtuesve lokalë, analistëve e gazetarëve.

No description available.

Shumë prej sulmeve janë të strukturuara dhe me komandë nga qendra, e cila shpesh ka një konsultim të drejt për drejtë me Lulzim Bashën, por edhe kompanitë konsulente që merren me imazhin e Lulzim Bashës dhe kanë ndërtuar strategjitë e tij elektorale.

Sot “Byrektorja” dhe zyra e saj “sekrete” është një institucion i rëndësishëm i propagandës, shantazhit, sharjeve dhe kërcënimeve. Nuk është e vetmja ka dhe simotra.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Semi: 22/02/2021 03:47

    Do kene kopjuar PS me Vjolen e statistikave qe mbushte katin e 2te te PS njehere e nje kohe.

    Përgjigju
  • I denuar politik: 22/02/2021 00:28

    Sigurimi I shtetet ka tani veprimtari te ligjshme une EPOKEN e ed Rames kushdo spiun i siguri it mund te gjeje nje vend pune prane selise se PS

    Përgjigju
  • Laly: 21/02/2021 23:27

    Opo pse kaq rac e keqe ne si komb mor vlla, ne kohen e enverit ka qen si ka qen po te pakten respekti per njeri tjetrin nuk na mungonte, tani qe kur ka ardhur kjo demokraci e korruptuar dhe e drejtuar nga plera jemi ber hasmi i njeri tjetrit... shum keq!,, ore po mir kush merr karrige ne pushtet ka interes se mbush xhepat e veta, po neve ca na hyn ne xhepa qe zihemi ofendojm e shajm njeri tjetrin??? Prandaj o njeres te popullit, populli duhet te mendoj per popullin e jo te zihet me veten dhe me te ngjashmit e tij per interesat e varik...isteve qe na perdorin! Me vjen keq qe e them un nga familja jam i persekutuar dhe demokrat, por ama demokraci te paster ne 30 vjet vetem rama ka ber kto 7vitet e fundit! Kush do te shikoj realitetin me sy, kjo esht e verteta, pastaj se doni ti shifni gjerat se ju hedhin hi syve, vazhdoni te shani e te ofendoni njeri tjetrin kot!

    Përgjigju
  • Shkodra-Belgjike: 21/02/2021 23:10

    Ptu rrac m, ku jan spak qe nuk e çmonton kete çete qe financohet nga ruset apo serbet.

    Përgjigju
  • TTT: 21/02/2021 21:39

    Kjo shpjegon sulmet dhe komentet negative ne faqen e Amb USA ne fcb. Basha me qente e vet zgjebarake

    Përgjigju
  • O tej: 21/02/2021 20:42

    Kjo qeka zure leshi poshte saj duket se eshte qoshe ku pshurrin njerezit e SHQUPIT

    Përgjigju
  • Xha temja: 21/02/2021 20:31

    Prandaj i lakmoni aq shum sufllaqet o ju shofte perendia faren qe shqyheni per nje byrek se skeni pare mish me sy ju thau barkun lulzim basha ju perdor si rrecke per te fshir kepucet

    Përgjigju
  • Kopilat e shqupit: 21/02/2021 20:27

    Ja dhe fytyr granatat e shqupit qe shqyhen per nje byrek me gjize pa dhalle femra e meshkuj te shpelare pa shtyll kurrizore qener qe shyhen per 200 lek byrek ne dite phuuuuuuuuuu pjella pa karakter

    Përgjigju
  • Emigrant: 21/02/2021 19:27

    Po mir shteti ska organet e policis qe ti kapi dhe ti degjeneroj ne publik keta qelbesira qe slen njeri pa shar

    Përgjigju
  • Njoni: 21/02/2021 19:23

    Sot jan sufllaqet e ps dhe nesër byreqet e Lulit po LSI valle cfare japin pica

    Përgjigju
    • Kuqo lesh e lis: 21/02/2021 21:04

      Lsi na jep fara lule dielli vlla mos na e qaj hallin

  • Edvin Drama: 21/02/2021 19:19

    Tani per kuriozitet dhe paanesi, shkoni icik te bodrumet e Bashkise Tirane, beni raportim qe ne 2015 kur ka filluar erjoni, pastaj shkoni icik te bodrumet e Kryeministrise dhe beni raportim per ata te tjeret e Fugsit qe kane qe ne 2013 te jemi barazim!

    Përgjigju
    • Edvin Drama: 21/02/2021 23:16

      @toni une sjam komunist partie i pavlere e pashkolle qe te pres sufllaqe nga partia, se vete nuk e arrij do me merite! A nuk eshte kjo qe jeni te gjithe ju neo komunistat? Nuk arrini dot me forcat tuaja dhe beheni per sufllaqe bodrumi? Ska corbe per mua faleminderit, ate ia keni pare hajrin ju qe nga 2000 - 2011 me Tiranen dhe 2013 - 2021 me Shqiperine!

    • Toni: 21/02/2021 21:43

      O “Edvin Drama” me paret e Zenit apo të kunatit e hëngre bërxollën? Kujdes mos hash atë çorbën e prishur dhe pastaj do vjellësh tërë jetën(në burg)!

    • Edvin Drama: 21/02/2021 21:18

      @Toni une hengra berxolle me patate furre dhe birre! Ti si je me sufllaqet qe nga 2013? Shoh qe je zene "kaps" nga mendja dhe barku! Me vjen keq

    • Toni: 21/02/2021 20:17

      O “Edvin Drama”,i nxorre lekët e byrekut sot?

  • Kent: 21/02/2021 19:11

    Keto metoda jane përdore efektivisht edhe nga Gebels,shefi i propaganden naziste.

    Përgjigju
  • zara: 21/02/2021 19:10

    Poshtërsi dhe veprim i ndyrë i atyre që quhen gazetarë. Turp për të gjithë që përfshihen në këtë ndërmarrje imorale, jo nga imoraliteti fizik por mendor i një partie të lidhur me krimin. Ju që besoni akoma në PD, vini gishtin kokën, do ju kthehet në bumerang kjo poshtërsi që po bëni. Ju të rinj që jeni blerë për një byrek, kini kujdes se do helmoheni nga propoganda e ndyrë e PD-së.

    Përgjigju
  • Akrepi: 21/02/2021 19:10

    Shqetesimi juaj per organizime te tilla perbaltese eshte shum , por shume i drejt . Vihen re shkrime nga te quajturit ,, kritik -mediatik , qe vec te tille nukse jan . Kritikat e tyre ndaj shkrimit apo kritikes se vertet --vec kritika nukse jan-- ato i pershkon negativiteti , shpifia , mashtrimi , perbaltia ,ngjer me liber shtepie . Nese eshte i vertet , se keta individ jan te organizuar , atehere kemi te bejme me dy grupe te ketij modeli ; Majtas dhe djathtas . Kam luftuar me force dhe me ndergjegje , ti zbraps sa te mundem nga marrezia e tyre . Dhe rezultati ka qene pozitiv ; nga perplasia e ashper dhe teper kembengulese , zoteria u terhoq nga marrezia , qe sigura ja diktonin nga lart , per te cilen une isha i bindur . E rendesishme eshte se u fitua nje mirkuptim sot , se njemije moralizma mot . Keto grupime , pamvaresisht se sa te organizuara jan u them ; njemije here me mire pese lek me djersem e ballit , me ndershmeri , se njemije evro me turp e pa dinjitet . Kushdo qe ju afron pune te pista , per interesin e vet , nese keni kurajo , peshtyjeni ne fytyre , dhe mos perlieni , nderin dhe dinjitetin tuaj .

    Përgjigju
    • Gerti: 21/02/2021 21:40

      O Toni, je kopil dhe do te gjesh babain? Nuk je nga Tepelena, po pyet njehere nga bregu lumit.

    • Toni: 21/02/2021 19:39

      Mund ta perserisesh dhe nje here se nuk e mora vesh cfare doje te thoje. Nje pyetje nga Tepelena je?

  • Shqupi: 21/02/2021 19:05

    Jan ata klara shehu ,ana cela,alehandra spahu,e nja 4-5 toca qe gjith diten hedhin nga nje koment leshi me 4-5 fjale e aq.kur i shef profilin Jane te gjith shok fb me njeri tjetrin.un gjasme i komandon zhupa por qenkan keta tre kurvat.do i shohim deri me 25 prill e nja dy jave mbrapa duke lehur per votime te vjedhura deri sa ta perzene ate shal njgjitur nga kryetarlliku dhe keta te shkretet do humbin byrekun ditor

    Përgjigju
  • Zeni: 21/02/2021 19:05

    Po zyrat e propagandistike te qeveris kur do i zbuloni

    Përgjigju
    • Redi: 21/02/2021 21:20

      Jo me qeverine nuk merren fare keta. Qeveria esht me e mira

  • Toni: 21/02/2021 18:56

    Janë të njëjta taktika që përdor Putin kundër perëndimit! Rastësi? S’ma do mëndja...

    Përgjigju
  • Baba Raqi: 21/02/2021 18:47

    Ore po çfar mund të bëjn kzo sklleve të byrekut kto s'mbushin dot barkun me buk. E kto do bëjn që krimineli hajdut të vi në pushtet. Asnjëher kto injorante me shkoll të bler nuk kan shanc që ta sjellin shal ngjitmin në pushtet se kto vet jan jashqitje e kombit e jashqitje do mbeten sa të jen gjall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës