Zbulohet skandali/ Basha firmosi privatizimin e Teatrit 'Metropol' në vitin 2013 (Dokumentet)

TIRANE - Në një kohë kur opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, në vitin 2013 kryetari i PD-së, Lulzim Basha, asokohe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, firmosi privatizimin e godinës së Teatrit 'Metropol', me qëllim që atë ndërtesë t’ia jepte deputetit të PD-së për interesa të tij.

Një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima, zbulon skandalin e tmerrshëm të grabitjes së pronës së qytetarëve të Tiranës, pikërisht të Teatrit 'Metropol', teatri i vetëm i qytetit.

Letra e firmosur nga vetë Lulzim Basha lejonte që një pronë shtetërore e Bashkisë së Tiranës të privatizohej për interes të deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili më pas do ta përdorte atë për të zgjeruar ambientet e universitetit UFO, i cili është në pronësi të tij.

Me këtë firmë, Lulzim Basha hidhte në rrugë të madhe me dhjetra artistë të Teatrit 'Metropol'. Një hipokrizi therëse sidomos kur Lulzim Basha i sotëm çirret kundër ndërtimit të një teatri të ri modern për artistët dhe qytetarët e Tiranës, kurse Lulzim Basha i djeshëm privatizonte godinën e vetme të teatrit të qytetit, për interesa të një deputeti të partisë së tij.

Shkresa ku Florion Mima i kërkon Bashës privatizimin e Teatrit të Metropolit për Astrit Veliajn


 

Përgjigjia e Bashës për ish-ministri Florjon Mima që i jepte miratimin e privatizimit të Teatrit të Metropolit nga Astrit Veliaj

Letërkëmbimi Basha-Mima

Pas një kërkese të pronarit të universitetit privat “UFO” për privatizimin e godinës që dikur ka shërbyer për Estradën dhe më pas për Teatrin Metropol, në prill të 2013, ministri i asaj kohe, Florion Mima, i nis një letër kryebashkiakut Lulzim Basha, ku i kërkon verifikimin e kësaj prone dhe pëlqimin e tij për privatizim.

“Në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore” pika 2, kërkojmë informacion si dhe prononcimin tuaj për përfshirjen në procesin e privatizimit të objektit "Teatri Metropol" (Teatri i Estradës) në Tiranë. Në bazë të Udhëzimit nr. 1, datë 22.11.2010 "Për zbatimin e VKM-së nr. 428, datë 09.06.2010 "Nr kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes", për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat që kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, nevojitet miratimi i këshillit bashkiak, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të institucionit tuaj, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë”, thuhet në letrën që Mima i ka dërguar Bashës.

 

Madje, dëshira dhe vullneti i Bashës për t’ia kaluar pronën shtetërore mikut të tij demokrat për zgjerimin e universitetit të tij privat në vitin 2013, ishte aq e madh saqë ai vetë ka caktuar edhe një person të posaçëm, me detyrë për të ndjekur procesin e për ta përshpejtuar atë, duke dëshmuar qartazi se kemi të bëjmë me një  grabitje të pronës publike dhe aferë të pastër korruptive.

 

“Objekti që ju na kërkoni pronën duhet theksuar se është pjesë e listës së inventarit të pronave të Bashkisë Tiranë e miratuar me VKB-në nrI3, datë 28.02.2013 për "Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e pestë) të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës" listë e cila tashmë është dërguar në Këshillin e Ministrave për miratimin. Sa më sipër Bashkia e Tiranës është dakord për përfshirjen në proces privatizimi të objektit të sipër përmendur dhe përfaqësuesi i institucionit tonë do të jetë znj. Iliada Kuqi me nr.tel 069…..84”, shkruhet në përgjigjen që Basha i drejton Florion Mimës.

Fatmirësisht kjo grabitje e Bashës nuk u realizua, pavarësisht pëlqimit që ai vetë e ka dhënë me firmën e tij. Gjithsesi, për Lulzim Bashën kjo nuk ka qenë hera e parë që ka përfituar nga pozicioni i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është i vetmi kryetar bashkie në botë, i cili pak ditë para se të largohej nga detyra në vitin 2015, i dha leje vetes, me firmën e tij, për ndërtimin e një kati të 13 shtesë në pallatin ku banonte.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 20/09/2018 22:53

    Skandal për atë që i shkoi në mendje dhe krenari për ket që e bëri fakt...hipokrizi paradoksale

    Përgjigju
  • sokoli: 20/09/2018 17:57

    po mos te ishte Luli ma keq se Edi do ngriheshin te gjith per ta sjell ne pushtet,Luli i ka te gjitha te keqijat e mundeshme bashkë me aleatet e vet,secili ma me probleme se tjetri,dmth Edi ka ra ne qetesi

    Përgjigju
  • PD KRRIMI dhe Çami HAJDUT: 20/09/2018 16:36

    U mblodh Kopeja e KRRIMIT përsëri në VLORË ??!! Gjithê FUNDËRRINAT ZAGARËT HORRAT HALABAKËT dhe HAJDUTËT diskutojnë për KRIMIN ?! O ZOT ndihmoji Shqiptarët nga ÇAKEJTË e PDsë dhe LesheLisë HAJDUTËRISË !

    Përgjigju
  • Ani: 20/09/2018 15:42

    Ky lulushi bashk me astrit miushin jan kanceri tiranes e shqiperise.ta harrojn qe vijn ne pushtet keto pushta qe merren me pronat e njerzve e sngopin dot grat e veta

    Përgjigju
  • Drejtesia: 20/09/2018 14:14

    Nuk ka vlere tani thote zoteria 7*7=42,ka vlere vetem kur do b..tha e ketij funderrine.

    Përgjigju
  • Populli: 20/09/2018 14:10

    Basha-Saliu-Ilir Meta-Mona jane fatkeqsia dhe turpi i ketij vendi.

    Përgjigju
    • joy: 21/09/2018 11:15

      Po Rama jo ?! pfff

  • Realisti: 20/09/2018 14:00

    Ikni protestoni tani te kapur prej ushkureve te pantallonave te nje politikani te felliqur si L.B i cili genjen e mashtron sa here merr fryme. Ne kete vend duhet nje shoqeri civile realisht e forte, me parime dhe ide te palekundshme nga turfullimet kercenuese te disa politikaneve e nga peshperimat tunduese te disa tjereve. Por derisa shqiptari te kuptoje qe forca e individit ne shoqeri nuk eshte e paperfillshme, ai do vazhdoje te rropatet si nje top i leckosur me kembet e veshura nga kepucet luksoze e te mire llustruara te ketyre politikaneve qe i kane rene per hise.

    Përgjigju
  • Flori: 20/09/2018 13:59

    Grat te gjithve deputeve Po futeni ne burg ngelet duke nzjerr ulluqet e njerit tjetrit

    Përgjigju
  • Altini: 20/09/2018 12:58

    Nuk quhet, sepse mungon vullneti nga secila pale per te qeruar nje here e mire hesapet me hajdutlleqet e paraardhesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU