Zela: Si e çuam Nanon në QS

Zela: Si e çuam Nanon në QS
Si lindi idea për krijimin e FRESSH?
Në fillim vjeshtën e 1991 ishte bërë e qartë se PD po pozicionohej djathtas dhe në njëfarë mënyre studentët nuk e gjenin veten të përfaqësuar në të. Në fakt një pjesë e studentëve zgjodhi që në fillim të mos i bashkohej kësaj partie. Asokohe une i ndiqja me kureshtje zhvillimet politike dhe dalëngadalë fillova të besoj se reformimi i PS mund të ishte i suksesshëm dhe distancimi i saj nga Partia e Punës mund të funksiononte. Ndërkohë, vihej re se Partisë Socialiste i mungonte një lidhje e rëndësishme me rininë studentore apo me rininë në përgjithësi, e cila e fajësonte këtë parti për situatën tepër të vështirë ekonomike që po kalonte vendi.

Dhe menduat se rinia munnd të ndihmonte në këtë situatë...?
Në këtë kohë, për herë të parë ka kaluar nëpër mendjen time idea se kishte hapësirë që një organizatë rinore politike e majtë të mund të krijohej, dhe më pas nëse do të mirëpritej nga Partia Socialiste të integrohej në të, ose përndryshe te avanconte vetë pikëpamjet e saj, të cilat e shikonin demokracinë dhe zhvillimin e Shqipërisë pak a shumë të ngjashëm me atë të vendeve skandinave. Po në atë kohë unë kam filluar ta bisedoj këtë me disa nga shokët e mi studentë të asaj kohe, pikëpamjet e të cilëve afroheshin me ato të së majtës.

Çfarë mbresash patët në atë kohë?
Mbresa të pashlyeshme! Nga njëra anë ishte një lloj paragjykimi i një pjese të bashkëmoshatarëve tanë të cilët na shikonin me njëfarë dyshimi lidhur me motivet tona, dhe nga ana tjetër njëfarë dyshimi tek një pjesq e veprimtarëve të Partisë Socialiste tq cilët nuk ishin mësuar të ndeshnin studentë nëpër korridoret e selisë së PS. Por shumë inkurajues ishte kontakti me disa nga intelektualët më në zë të angazhuar në Partinë Socialiste në ato kohë, si Moikom Zeqo, Dritero Agolli, Adem Mezini, Limoz Dizdari, Maqo Lakrori, Musa Ulqini dhe njëkohësisht raporti njerëzor qe ndërtuam me drejtuesit kryesorq të PS në atë kohë. Njëkohësisht është shumë mbresëlënëse perkrahja qe na ka dhënë z.Thoma Gëllçi që të bënim të mundur nxjerrjen e gazettes "Kristal", gazetës së FRESSH në atë kohë.

Kush ju afroi për here të parë në PS?
Pyetje vertetë konvencionale kjo! Në fakt ne shkuam vetë në PS! Një ditë fillim shtatori pasi kishim kohë që flisnim me Flamur Metallarin lidhur me mundësitë për organizimin e të rinjëve socialistë, thamë të shohim se si do të priteshin në PS dy studentë të cilët mund të kërkonin të takonin ndonjerin prej drejtuesve kryesorë. Kështu që trokitëm në hyrjen kryesore të selisë së PS, dhe i thamë dezhurnit që donim të takonim Kryetarin e Partisë. U lidh me një zonjë që quhej Kristina dhe na tha që sh. Fatos nuk ishte në zyrë, por nëse ne do të dëshironim, mund t'I kërkonte dhe në na priste sh.Namik Dokle, i cili ishte drejtuesi më i rëndësishëm që u gjend në zyrë në atë kohë.

Si ju priti Z.Dokle, ju përkrahu?
Namiku na priti shumë mirë, biseduam gjerë e gjatë dhe përnjëhere e kapi racionalitetin e levizjes sonë. Disa ditë më vonë, i bemë një vizitë të dytë Namikut, kësaj here edhe më Pandeli Majkon.

Si e priti Nano këtë inisiativë? Si ishin takimet me Nanon?
Fatosin e kemi takuar diku nga fundi i Shtatorit '91, pasi ne kishim formalizuar në njëfarë mënyre grupin nismëtar për krijimin e Forumit, kryesimin e të cilit shokët ma besuan mua. Në këtë strukturë të pare të forumit bënin pjese edhe Flamur Metallari, Pandeli Majko, Arjan Kokoshi, Haki Morina dhe Lavdërim Krashi. Një mbrëmje, Fatosin e takuam së bashku me Prof. XhevatLLoshin dhe Halil Lalajn i cili aso kohe ishte kryetar i PS së Tiranës. Fatosi foli për pikëpamjet e tij për reformimin e së majtës, raportin që PS donte të ndërtonte me rininë. Ne i folëm për mundësitë, motivet dhe dëshirat tona. Të gjithë ishin shumë dashamirës me ne dhe ishte e lehtë të kuptohej që marrëdhënia e Partisë Socialiste me rininë studentore në atë kohë ishte akoma mjaft traumatike.

Më pas si vijoi komunikimi me Nanon...?
Në fund të takimit, në ndjekje edhe të një kurioziteti për të parë se si do ta prisnin ata, unë e ftova Fatosin përnjë vizitë në Godinën 28 të Qytetit Studenti ku unë jetoja bashkë me studentët e tjerëtë Elektronikës. Caktuam njëdatë dhe në këtë mënyrë u takuam pastaj në "Qytetin Studenti", ku u zhvillua një bashkëbisedim shumë i mirë i Fatosit e Dritëroit me studentët në sallën e televizorit të godinës 28!

A gjetët mbështetje nga rinia studentore në atë kohë?
Mbështetja sa vinte e shtohej. Në konferencën kombëtare të PS, në nëntor 1991 një seksion i sallës së conferences ishte rezervuar për studentët e Forumit. Më shumë se 50 veta ishin pjesëmarrës aty. Unë u ftova në presidiumin e konferencës dhe njëkohësisht me kujdesin e z.Spiro Dede na ishte ofruar mundesia që një përfaqësues i yni të merrte fjalën në Konferencë, gjë që ne ia besuam Pandit. Ndërkohë, punuam fort për organizimin e takimit kombëtar të 15 Janarit, i cili ishte një sukses i vërtetë dhe deri në atë datë ne ishim organizuar në të gjitha universitetet dhe rrethet e vendit.

Si e shikoni të ardhmen e FRESSH? Çfarë pret PS nga FRESSH?
Besoj se suksesi i çdo forcë politike është veç të tjerash, i varur jo pak nga cilësia e marrëdhënies së saj me rininë. FRESSH përbën një "Markë" shumë të fortë në ambientin politik shqiptar dhe është koha që brezi i ri i së majtës t'ia rrisë vlerën këtij aseti. Ndërkohë, janë tashmë publike
inisiativat e PS për të ripërtëritur Forumin e Rinisë Eurosocialiste dhe unë besoj se kjo do te krijojë më shumë hapësirë që të rinjtë të marrin më shumë rol në veprimtarinë opozitare në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga