Zelenskiy ripërsërit kërkesën për sisteme të mbrotjes ajrore 'Patriot'

Zelenskiy ripërsërit kërkesën për sisteme të mbrotjes ajrore 'Patriot'

Sisteme të mbrojtjes ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i drejtoi sërish një lutje komunitetit ndërkombëtar që të shpejtojë dhe të ofrojë më shumë sisteme të mbrojtje ajrore për vendin e tij. Po kështu zoti Zelenskiy bëri thirrje për nisjen e bisedimeve zyrtare mes Ukrainës dhe Bashkimin Evropian, si dhe që NATO ta ftojë vendin e tij për anëtarësim.

Forcat ukrainase përballen me një pozitë të përkeqësuar në lindje vendit dhe po presin dorëzimin e armëve amerikane, pas miratimit më 23 prill të një ndihme nga Kongresi prej 61 miliardë dollarësh, pas disa muajsh vonese. Zoti Zelenskiy ka kërkuar vazhdimisht sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, veçanërisht ato 'Patriot'.

Zoti Zelenskiy tha se kishte biseduar me udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries si dhe kishte falënderuar Kongresin amerikan për miratimin e paketës së ndihmës. Por ai shtoi se Ukraina po punonte me të gjithë partnerët që dërgesat të vinin me shpejtësi, çka do t'i mundësonte Ukrainës të ruante pozicionet e saj.

"Po presim ato vëllime (në armatime) që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës, në interes të Ukrainës", tha ai.

Lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, zoti Zelenskiy tha se Ukraina i kishte përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve për pranim dhe se "tashmë i takonte BE-së të përmbushë detyrimet e saj", sikurse tha ai.

Ukraina, e cila ka marrë mbështetje të fortë nga shumica e vendeve evropiane që kur Rusia nisi një sulmin ndaj Kievit dy vite më parë, është një vend kandidat për t'iu bashkuar bllokut prej 27-anëtarësh, por procesi pritet të zgjasë me vite.

Mbi hyrjen në aleancën ushtarake të NATO-s, zoti Zelenskiy tha se çdo vend që ndan vlera të përbashkëta dhe është i gatshëm t'i mbrojë ato "meriton një ftesë për në aleancë".

Ai shprehu optimizëm lidhur mbi perspektivën për paqe, duke iu referuar një takimi të ardhshëm mbi këtë çështje që do të mbahet në Zvicër në data 15 dhe 16 qershor. Rusia nuk është e ftuar në takim e për këtë shkak ka kritikuar çdo takim të kësaj natyre, duke e cilësuar si të pakuptimtë, pa pjesëmarrjen e Moskës në to./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë