Zelensky kërkon bashkëprodhimin e municioneve/ Kulluri i PD-së në “Përballje”: Propozim interesant! Do i bënte mirë ekonomisë së Shqipërisë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri vlerëson pozitivisht propozimin e sotëm nga presidenti Zelensky për prodhimin e armëve e municioneve të përbashkëta.

Në një intervistë për emisionin “Përballje” në Report Tv, Kulluri vlerëson se një bashkëpunim i tillë jo vetëm që do të rikthejë industrinë e prodhimit të armëve  por dhe do i sjellë përfitime ekonomike vendit.

 “Duhet rritur financimi i forcave të armatosura dhe i shërbimeve të inteligjencës. Akoma nuk kemi nivelet e duhura të rekrutimit të të gjitha niveleve të forcave të armatosura. Situata është e brishtë në botë. Duhet të rrisim kapacitetet edhe për veten tonë. E dimë që në Ballkan janë të përfshira shumë interesa të vendeve të mëdha.

Kemi pasur traditë në prodhimin e armëve të vogla. Duke pasur këtë eksperiencë dhe duke qenë një nga vendet më të militarizuara para 90, por duhet të mbajmë nga ajo kohë prodhimin e armatimeve. Propozimi është interesant. Kjo është edhe një biznes i mirë për shtetin. Do i bënte mirë edhe ekonomisë”, u shpreh Kulluri.

Duke folur për samitin “Ukraina – Evropa Juglindore” organizuar sot në Tiranë Kulluri tha se kemi të bëjmë jo vetëm me një ngjarje pozitive për Shqipërinë, që nuk ka të bëjë me përfitime personale apo politike të kryeministrit.

“Samiti është një ngjarje pozitive. Është një betejë e bllokut demokratik ndaj kërcënimit autokratik që i bëhet perëndimit nga pushtimi rus i Ukrainës. Duhet të jemi qartë krah Ukrainës dhe çdo vendi që pëson sulme ushtarake nga Rusia apo cilido vend pa asnjë shkak.

Çdo reduktim i bisedës për përfitime të brendshme apo jashtme është një debat absurd dhe provincial. Do ishte naive nga ana e kryeministrin ta shiste samitin si arritje personale”, tha Kulluri.

Nga ana tjetër, Kulluri shtoi se duhen rritur kapacitetet ushtarake prodhuese në vend, pasi po shihet se ka një situatë të acaruar e cila mund të përshkallëzohet.

“Besoj që të gjitha vendet e rajonit, flas vendet e rreshtuar me perëndimin kanë një detyrim të brendshëm për të plotësuar nevojat ushtarake. Pas vitit 2014 me lëvizjen separatiste në Ukrainë u pa qartë se do kishte situatë të acaruar në Ukrainë. Klima e sigurisë në botë, na ka çuar në përfundimin që kapacitetet ushtarake duhet të rriten. Më së pari ndërveprueshmëria. Kapacitete prodhuese. Duhet të rriten ekonomitë. Është çështje rekrutimi, e masës njerëzore ushtarake të një vendi”, shtoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Zelensky në Tiranë/ Enver Bytyçi në “Përballje”: Impakt pozitiv për Shqipërinë

 

Samiti i Ukrainës në Tiranë dhe mesazhet që u dhanë sot nga Zelensky dhe Rama u diskutuan në “Përballje” në Report TV. Studiuesi Enver Bytyçi tha në lidhje Skype se ky samit i dha një imazh pozitiv Shqipërisë edhe në mediat e huaja. Por thotë ai, samite të tilla duhet të kenë më shumë përmbajtje dhe jo vetëm show.

“Është një samit i cili konfirmon ose rikonfirmon qëndrimin e shqiptarëve në tërësi në përkrahje të Ukrainës dhe sigurisht dëshmon edhe angazhim për t’i shkuar deri në fund ndëshkimit të agresionit rus në Ukrainë. Ky samit krijon një imazh pozitiv. Agjencitë e huaja, lajmet, mediat do të pasqyrojnë punimet e këtij samiti. Është ngjarje e veçantë që Zelensky të udhëtojë në Shqipëri. Për Shqipërinë është ogur i madh. Samitet e tilla duhet të kenë përmbajtje më shumë, më pak show, më pak imazh ose përpjekje për të fituar prestigj. Në këtë pikëpamje jam disi i zhgënjyer. Është nder dhe zoti Rama ka dëshmuar aftësitë e veta personale në këtë drejtim sidomos në Këshillin e Sigurisë”, tha Bytyçi.

Nga ana tjetër, Bytyçi shtoi se vizita e Zelenskyt ka një impakt jo vetëm politik, por edhe ushtarak. Pasi Shqipëria mund të ndihmojë Ukrainën me furnizime me armë. 

“Vizita e zotit Zelenskyt në Republikën e Shqipërisë nuk ka të bëjë thjesht vetëm me një impakt politik. Ka të bëjë edhe me interesat konkrete. Dhe interesi i tij është furnizimi me municione. Shqipëria ka rezerva të shumta të trashëguara nga Lufta e ftohtë. Dhe ka mundësi ta ndihmojë Ukrainën ushtarakisht. Veçanërisht që tani amerikanët kanë bllokuar ndihmën në Senat. Ukraina ka nevojë edhe për pak municione. Në këtë kushte mbledhja e Zelenskyt në Tiranë dhe mundësia për t’u furnizuar me armë është e lavdërueshme”, shtoi ai.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 29/02/2024 08:41

    Veç mos ja keni me të futur si municionet kineze që ju shitën Pentagonit për sapun

    Përgjigju
  • Kolaqi: 28/02/2024 16:45

    O Meleq ore Meleq njêri prish e tjetri ndreq. Po uzinat që kishim në Poliçan pêr këtë punë ishin. Tashti do i blejmë të furnizojmë NATO se ato ishin të falura. Sa të mënçur jemi!!! Edhe uzinat e tjera si UIK Korçë kombinati Auto traktorave Kombinati Tekstileve ne Tiranë e Berat, e shumë vepra të tjera të ndërtuar me djersën e popullit shqiptar vajtën për dhjam qëni dhe askush nuk kërkoi e kërkon llogari për to se ishin mall belik( pa zot ) rrofshi e qofshi që i blejmë gjerat nga dy herë njëher kur na ikin mënd dhe një herë kur na vjen prap mëndja kur na vjen veza më të dalë e kërkojmë furrik.

    Përgjigju
  • mergimtari: 28/02/2024 15:55

    Kerkohet prodhimi armeve.Ne i kishim uzinat dhe i braktisem,per ti shitur per skrap.Sic po kerkoni prodhimin e armeve do te kerkojme dhe bunkeret e tynelet ne rast rreziku.Politikat ekonomike ne kete "tranzicion" te zgjatur jane thjesh :Grabit,Grabit...!Do te na vinin me cekun e bardhe.

    Përgjigju
    • Lindi: 28/02/2024 16:47

      Keni ngel prapa plako. Ne prodhonim kallash dhe telefona TAI 43. U Ka ikur koha. Sot luftohet me drone e raketa, komunikohet me satelite dhe internet. Trupat drejtohen me kompjuter.

  • Kovaçi: 28/02/2024 15:30

    Po ne e kishim uzinën në Poliçan dhe e prishêm se do na furnizonte NATO. Po tani do i blejmë prap pajisjet nga e para me teknollogji Perëndimore? Kjo po që është përfitim i madh!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare