Zemërimi i një punëtori i cili prej disa muajsh nuk merrte pagën e tij ka bërë që një punëtor në Sirnak të Turqisë, të dëmtojë 5 kamionë.

Punëtori turk pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori ka marrë buldozerin dhe është vërsulur mbi kamionët e vënë në rresht.

Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar pesë kamionë. Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.