Në nisje të sezonit turistik Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci zhvilloi një takim me bizneset, institucionet dhe operatorët turistikë në Velipojë, ku u diskutuan problematikat kryesore dhe masat konkrete për një sezon më të organizuar, më të pastër dhe më funksional
“Çdo vit e më shumë jemi përpjekur dhe kemi arritur rezultate të mira për sezonin. Por mendoj që ka shumë mundësi që bashkë të kemi një sezon akoma më të mirë. Ky takim është për të dëgjuar njëri tjetrin, për të mësuar sa më shumë punën për këtë vend të mrekullueshëm që kemi, që bukuritë e këtij vendi t’i bëjmë model” tha Beci
Në fokus të diskutimeve ishte menaxhimi i mbetjeve, ku u vendos që depozitimi i tyre të bëhet vetëm në fashën orare nga ora 21:00 deri në 07:00 të mëngjesit, me qëllim shmangien e ndotjes në plazhin e Velipojës
“9 me 7 mund të bëhet derdhja e plehrave. Nga ora 7 e mëngjesit deri në 9 të darkës, kush hedh plehra do të gjobitet. Çdo biznes të jetë I detyruar t’i hedhë mbetjet në qese të zeza, nëse nuk zbatohet ne kemi të drejtën të gjobisim për ndotje mjedisore” tha Beci.
Nga ana tjeter kryebashkiaku u shpreh i prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për hapësirat publike per pushuesit ne plazh
“Tek çadrat dhe hapësirat publike, nuk jam fare tolerant sepse duhet të ketë hapësira për pushuesit. Hapësirat publike do të jenë dyfish më të mëdha. Një pjesë do të menaxhohet nga Bashkia me çmime shumë më të ulëta për banorët. Dua vëmendje dhe kujdes në mos zaptimin e hapësirave publike’ shtoi ai
Pjesë e diskutimeve ishin edhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, ndriçimit publik, qarkullimit në qendër të Velipojës dhe krijimi i stacioneve më funksionale për autobuzët.
Në takim u trajtuan edhe problematikat e furnizimit me ujë dhe energji elektrike gjatë muajve të verës, ndërsa institucionet përgjegjëse garantuan ndërhyrje dhe përmirësime për sezonin e këtij viti. Mesazhi kryesor i takimit ishte bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve, për ta bërë Velipojën më të pastër, më të organizuar dhe më mikpritëse për qytetarët dhe turistët.
Komente











