Zetori përlaset me një automjet në aksin Korçë-Pogradec, plagosen burrë e grua (FOTO)

Zetori përlaset me një automjet në aksin Korçë-Pogradec, plagosen burrë e grua (FOTO)

Zetori i aksidentuar

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshtatit Pirg ku një zetor është përplasur me një automjet e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i zetorit M. D., dhe pasagjerja bashkëshortja e tij E. D.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Korçës, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

"Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg. 

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës. 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij", njofton policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)