Zgjatja e afateve të vettingut, Kuvendi do t'i drejtohet 'Venecias', Xhafaj abstenon në Këshillin e Legjislacionit

Zgjatja e afateve të vettingut, Kuvendi do t'i drejtohet 'Venecias', Xhafaj abstenon në Këshillin e Legjislacionit

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Kuvendi vendosi t'i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion lidhur me propozimet që kanë bërë ata vetë për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Më shumicë votash nga deputetët e PS u miratua që t'i drejtohen 'Venecias', ndërsa Xhafaj abstenoi, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.

“Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”-tha Xhafaj.

Xhafaj kërkon përgjigje për 5 çështje kryesore; 

Si paraqitet situata konkrete lidhur me veprimtarinë e KPK? Pse nuk u përmbushën objektivat brenda këtij afati? Si mund të ndihmojmë brenda këtij afati? Çështja e tretë lidhet me avantazhet dhe disavantazhet e vazhdimësisë së punës së KPK?

Cilat janë garancitë që do përmbyllet puna brenda afatit që propozohet të zgjatet, për të parë kush i jep më shumë garanci dhe siguri procesit.

 


Lajmi kryesor:

Zgjatja e afateve të vettingut, opozita mungon në mbledhje! Kuvendi do t'i drejtohet 'Venecias', Xhafaj abstenon në Këshillin e Legjislacionit


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë