Në përpjekje për të maskuar një proces pa garë brenda partisë, në Partinë Demokratike përdorën një sërë përcaktimesh për zgjedhjet e djeshme për kryetarin Sali Berisha që vënë në pikëpyetje vlerën ligjore të gjithë procedurës.

Në të gjitha daljet mediatike ditët e fundit, edhe organet drejtuese apo organizative të zgjedhjeve por edhe vetë Berisha, e cilësuan si ‘referendum për kryetarin” procesin e djeshëm brenda partiak.

Por në fakt statuti i Partisë Demokratike ka një nen të tërë për referendumin brenda partisë dhe në asnjë germë të tij nuk lidhet me atë proces që u zhvillua të shtunën.

Në nenin 11 të Statutit të PD thuhet qartë se “Për çështje të një rëndësie të veçantë, në Partinë Demokratike thirren dhe mbahen referendume, në të cilat thirret për të votuar e gjithë anëtarësia e PDSH me të drejtë vote” duke u shprehur me një “PO” ose “JO”. 


Neni 11 i Statutit të PD, referendumet

Pra, për një çështje të një rëndësie të veçantë me një pyetje të qartë që referendumi duhet t’i japë përgjigje, ndërkohë që zgjedhjet e djeshme për kryetarin e PD u organizuan për shkak të përfundimit normal të mandatit 4-vjeçar të Berishës, e cili e kishte marrë detyrën pranverën e vitit 2022. Ne fakt pas emrit të Berishës në fletën e votimit ishin alternativat “PRO”, “KUNDËR” dhe “ABSTENIM, ndryshe nga çfarë parashikon statuti i PD për referendumin.

Një tjetër element që vihet re në fletën e votimit, dhe që vërteton që në PD kanë bërë një proces hibrid duke bërë një mishmash “zbatimi” nenesh në statutin e partisë, si një “Frankeshtajn”, është futja në fletën e votimit të termit “votëbesimi për kryetarin e PDSH”. 

Statuti i PD ka vetëm një nen ku flet për votëbesim të kryetarit. Në pikën 9 të nenit 46 të statusit thuhet qartë se kryetari futet në votëbesim pas humbjeve të zgjedhjeve vendore.

Ne nuk jemi pas humbjes së zgjedhjeve vendore. Në fakt këtu neni që duhet zbatuar ishte pika më lart në nenin 46 që thotë se pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme kryetarit i quhet mandati i përfunduar dhe nuk lejohet rikandidimi, nen që Berisha e “ka harruar” që ekziston edhe pse e pagëzoi vetë si “neni Basha”.


Pikat 8 dhe 9 të nenit 46 të Statutit të PD

Po sipas Statuti të PD lejohet një garë pa alternativa?! Çudia te statuti është që detyrimi për të pasur rivalë përballë nuk është për zgjedhjen për kryetarin e partisë por një detyrim i tillë eksiston për kryetarin e degëve të PD apo kryetarin e Këshillit Kombëtar, zgjedhje të cilat bëhen veteë me të paktën dy kandidatura alternative. 

Një nonsens pasi për zgjidhjen për Kryetarin e partisë kërkohet më pak demokraci se sa zgjedhja e kryetarit të degës. Me siguri formula e përzgjedhur ditën e shtunë nga Sali Berisha per të vazhduar kontrollin e partisë ështe bërë me një formulë hibdride që Statuti  nuk e ka kurrkund, dhe që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të gjithë procedurës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
Gara me veten për kreun e PD-së, avokati i Berishës justifikon klientin e tij: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm, ky është çelësi i suksesit

1779632868_cgkikl.JPG

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, e ka justifikuar me një argument të çuditshëm garën me veten të klientit të tij të pandehur për korrupsion, në ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kryetar të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjokutaj ka shkruar se Berisha përpara se të garonte me kundërshtarin, duhet të garonte me njëherë me Saliun e djeshëm.

Sipas Gjokutajt, ky është çelësi i suksesit për të mundur ‘nesër’ kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.

“Të nderuar miq!

Çelësi i suksesit është gara dhe rivaliteti!

Por, përpara se të garoni me kundërshtarin, kini rival vetveten!

P.sh., unë sot garoj me Gencin e djeshëm dhe jam i sigurt që nesër do të garoj me Gencin e sotëm!

Nëse do ta pranojmë dhe zbatojmë këtë standard, pa asnjë dyshim kundërshtari apo rivali do të vetëlargohen!

Sepse suksesi yt është dështimi i kundërshtarit!

Dhe shembujt nuk mungojnë!”, ka shkruar Gjokutaj.