Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: 3 mijë veta këtu e 30 jashtë! Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai tha se shqiptarët duhet të largojnë me votë opozitën. 

‘Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.

Së bashku me ata pak që ishin futur sot këtu si diversantë që nuk janë fajtor sepse përgjegjësinë e kanë ata që me votë duhet t’i tregoni pranverën e ardhshëm që duhet të largohen nga oborri i mexhelisit tonë. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim. Vota juaj të jetë  triumfi i një vizioni për botën e vlerat njerëzore të respektit" 

...Të përzëmë djallin e ndasisë nga hapësira që i ndan e të përfaqësojnë alternativën që i bën të ndihen krenarë për veten e tyre e familjen. Fitorja jonë duhet të jetë jo një fitore vendimtare por përfundimtare por dhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit dhe pengmarrja për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia.


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë


S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti