Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kavajë për takimin e radhës elektoral, nga ku kërkoi një mandat të tretë qeverisës që "Shqipëria të shkojë në pikën që s'kthehet më mbrapsht".
Rama u shpreh se janë ende shumë gjëra që duhet të përmbyllen, duke përmendur rindërtimin, luftën me COVID, për të cilat tha se do të përfundojnë pranverën e ardhshme, dhe reformën në drejtësi.
Po ashtu ai nuk la pa "shigjetuar" edhe kundërshtarët politikë, ndërsa tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili "janë dy mjekë që po helmojnë për llogari të virusit", pas deklaratave të tyre për të ndalur vaksinimin e personave mbi 60-vjeç me vaksinën kineze, me argumentin e pabazë se "është vdekjeprurëse".
Ai nuk kurseu as butuat, kur tha se "kur dëgjon këta, është për ta kërkuar Dash Shehin për ta puthur në buzë".
Ndalur te programi i PD-së, Rama e konsideroi atë thjeshtë "një menu elektorale" që u premtojnë qytetarëve atë që kërkojnë të dëgjojnë, edhe pse janë premtime të pabaza.
Ai nuk la pa komentuar as thirrjet "Rama ik", ku tha se "iki i lumtur nëse do të gjendet një më i mirë se unë"
I pranishëm në Kavajë, për takimin elektoral të radhës, Kryeministri Edi Rama tha se i duhet një mandat i tretë që " Shqipëria duhet të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht".
Sipas Ramës, janë ende shumë gjëra që duhet të përmbyllen, duke përmendur rindërtimin, luftën me COVDI dhe reformën në drejtësi.
"Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë aty, duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen, që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm, q të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Këto janë dy sfida që ne do i mbyllim deri pranverën e ardhshme, Duhet mandati i tretë që drejtësia e re të forcohet e të bëhet e pathyeshme. Njerëzit thonë hë mo se nuk është fut njeri në burg. Është e vërtetë, por këto futjet në burg i bën drejtësia, jo partia, larg qoftë qeveria. Ajo gjykatësja e tmerrshme që u kap, nuk do ishte fut prapa hekurave disa vite më parë. Drejtësia do bëhet, pro nuk duhet të bëjmë gafën historike që ta ndalojmë tani që po bëhet", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe thirrje e mbërritur në drejt të tij, "Rama ik", ai tha se ikën i lumtur nëse do të gjendet një më i mirë se unë, e ndërsa ka bërë një ironi shumë të fortë me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
"Kur ta gjeni një më të mirë iki i lumtur, po nuk iki unë se nuk mundesh ti, Rama ik është thelbi i hallit që ata kanë, hajde pra më mund he iki unë, jo ik thonë këta, ik ti se po vij unë, jo mor Lul, po nuk është kaq kollaj kjo punë, jo mo Lul se të du shumë, të keqen e Lulit, ka rënë në duar të këqija që kur u nda me mua, e ka lidhur Monika këtu dhe i thonë skape, dhe ai niset ndërsa këta të tjerët me 2 gishta",
Nga Kavaja, kreu i PS-së, Edi Rama, nuk la pa ironizuar edhe kundërshtarët e tij politikë.
Duke iu referuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës, ai tha se "Luli është ta puthësh në ballë, se buzët ia kemi lënë Dashit", duke përmendur se pas tij vijnë "Monika, Iliri, Mediu, Idrizi, pastaj Dulja".
"Rama nuk ka dalë për të kërkuar nuse, as nuk mërzitet hiç fare se nuk e pëlqen për dhëndër, ma taksa ngeli zero, TVSH ngeli zero, ndërsa me Lulin ti e nxjerr nga televizori, e merr në shtëpi dhe i paguan edhe taksë. Unë mendoj që është budallik i madh. Këtu nuk është Luli, se Lulin ta puthësh në ballë, se buzët ja lamë Dash Shehit për sot, këtu është Monika, se me Monikë, përveç taksës në shtet, do paguash taksën e LSI-së, ajo është qamet pastaj. Këtu është Iliri, pastaj vjen Mediu, pastaj Idirizi, pastaj Dulja. Shpëtimi del me sytë e kuq, ai i ka se fle deri më 2 të pasdites, po ai del që të thonë se ky hëngri Dulen. të dy janë ngjit te lista e Tironës te PD, të dy dalin me nr 9 se të dy bashkë bëjnë një 99-tsha", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Kavaja nuk ka nguruar që të përmend edhe rivalin e tij të "përjetshëm" politik, Sali Berisha.
"S'ju pëlqejnë citjanet e mia, s'ka problem, nuk jemi në kohën e komunizmit që duhet t'i kishim pantallonat 26 cm, se po t'i kishe 27 janë kaubojë, po qenë me pak janë tub. Për modë, ndiq Saliun, po për punën tënde do ndjekësh Edi Ramën, se kur e merr një gomar për të ngarkuar dru nuk e sheh nga ngjyra, po i mbajnë apo jo këmbët, kur merr një murator që të të sovatojnë shtëpinë nuk iu thua je pishtar demokracie apo komunist, madje i thua "qen bir qeni komunist" ma bëj mirë, po s'merr pishtarin se ai të vë flakën", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar programin e demokratëve duke thënë se është thjesht një "menu" elektorale, që u premtojnë qytetarëve atë që kërkojnë të dëgjojnë, edhe pse janë premtime të pabaza.
"Këta do të marrin noc rrokun, sepse kush i bën shqiptarët për budallenj e paguan shumë të kripur faturën, e talljes të përqeshjesh dhe të përpjekjeve për t'ju tërhequr prej hundësh, ai nuk është program, por një menu që kush ta hajë, ta hajë, të gjithëve ça duan të dëgjojnë, jep sapunin për djath, normalisht që ka nga ata që do e hanë, madje dhe do e kafshojnë fort, do e besojnë ata që morën makinën për të shkuar në sheshin "Nënë Tereza" dhe do thënë qenka kackavalli më i mirë që kemi provuar në jetën tonë, janë pakicë dhe do të mbeten pakicë, ndërkohë që ne do të bëjmë gjithçka. Nëse Shqipëria ka dështuar në më shumë se një rast, është sepse kemi qenë të paduruar, hajde o burra te Sudja, hajde edhe një herë nga e para, hap rrugë kudo, mos i paguaj, bëj malin me borxhe, nuk bëhet dot Shqipëria që duam pa punë, nuk i fitojnë kombet luftërat e mëdha nëse nuk fitohen betejat e vogla hap pas hapi dhe sot është koha për të vendosur pa tifozllëk", tha Rama.
I ashpër është treguar edhe një herë me opozitën kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se ata që duan të vijën në pushtet, po bëjnë në fakt infektim masiv, me mënyrën se si po bëjnë fushatën elektorale.
I pranishëm në Kavajë, Rama u ndal edhe tek deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasilit, të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e vaksinimit të personave mbi 60-vjeç me vaksinën kineze.
Sipas Ramës, Berisha dhe Vasili janë dy mjekë që "po helmojnë për llogari të virusit", ndërsa shtoi se "kur dëgjon këta, është për ta kërkuar Dash Shehin për ta puthur në buzë".
"Lemerisur vendet më të zhvilluara, ne jemi detyruar të respektojmë këtë moment shumë të rëndësishëm të demokracisë dhe do e bëjmë deri në fund, duke komunikuar, por para PS e politikës, e votave e karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Nuk mund të trajtojmë njerëzit më besnikë, se ata që i fishkëllejnë e i thonë hajde se erdhi dhëndri, ata janë më besnikët, ata s'pyesin fare, po nuk i mbrojti udhëheqësi. është e pa imagjinueshme që tani që ne kemi hyrë në fazën e vaksinimit masiv,jemi vendi i dytë në të gjithë Ballkanin, ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë infektim masiv. Si mund të tolerohet kjo. Disa mund të thonë ça flet kot, shko kapi, po ça të kapim? Nuk mund të shkojë policia t'i shpërndajë se ata e kanë treguar se me ta ka gjithmonë më keq. Duke u lutur që Zoti 'i mbrojë ata që udhëheqësi i çon për skrap, le të durojmë seri më 25 prill dhe të shpresojmë që Shqiptarët t'i japin një mësim të madh këtyre që kanë 8 vite që vetëm helmojnë, bllokojnë e shkatërrojnë e nuk kanë dhënë një kontribut të vetëm, mirë në kohë normale, por as kontributin e heshtjes në kohë tragjedish. Bie tërmet, këta bëhen me tërmetin, bie flama në të gjithë botën, këta bëhen me virusin. Unë nuk e dija që ishte dhe Peço këtu, se mirë Sali, se Sali ka ngel në vend të dy gishtave atje, si fantazëm, votojnë fatnazmën. Po Peço Vasilin çe donin? Këta janë dy doktorë që, që kur ka ardhur virusi, janë njësoj si virusi, helmojnë çdo ditë për llogari të virusit. Dhe kur më në fund gjyshërit dhe gjyshet po gëzojnë, të privuar nga dielli e nga ajri sepse dalin me kujdes, dhe tamam kur i vjen shpëtimi, këta sharlatanë dalin e thonë vaksina kineze i vdes ata që janë mbi 60 vjeç, e ku di unë ça fantazish e mendjesh të sëmura. Të keqen e Dash Shehit, kur dëgjon këta është për të kërku Dash Shehin për ta puth në buzë, këta janë që në kushte normal janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar, për të na prishur punë, për të na bllokuar, për të na goditur e rrëzuar, janë të lumtur të shikojnë shqiptarë që vdesin fizikisht nga COVID", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama fjalimin e tij në Kavajë e nisi me sulme për kundërshtarët politik duke thënë se nuk përfaqësojnë aspak të djathtën tradicionale, por "Kap Ça të Kapësh".
"Ajo nuk është e djathta tradicionale, por KCK, dhe Kavaja sot është në gjendje të bëjë diferencën. Kur futeshe këtu, ishe sikur futeshe në një shteg qameti në Palestinë, kam ardhur kur ishte koha e 2 gioshtave në sy dhe ishte një tmerr, sikur hyje në një zonë lufte, mbledhur të gjithë, pa punë, ndriçim nuk kishte fare një gjysmë errësirë dhe lukuni dhe kjo ishte liri demokraci dhe gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje ishte se qyteti ishte i mbushur në plehra. Ne nuk llokocitemi në tavën e dheut dhe bëjmë muhabet për demokracinë, ai është varianti më i mirë, se ka dhe variantin me molotovëve e rrumpallë, ose hajdeni mblidhemi te sheshi i Kavajë, hyp mbi makinë dhe mblidhen pishtarët dhe i fusin një fejesë me COVID-in dhe Zoti ju rujt, nuk do doja kurrë që t'ju dalë dasma prej hundës", tha Rama.
Gjatë takimit me një grup qytetarësh në sheshin para Bashkisë së Kavajës, Erion Veliaj tha se teksa socialistët flasin me pasion për momentet që u kanë ardhur në ndihmë njerëzve, Lulzim Basha fsheh që ka qenë kryetar Bashkie.
"Si ka mundësi që kandidon për kryeministër një njeri që i vjen turp të thotë që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. E kanë këshilluar konsulentët e vet dhe i thonë, fol për ccfarë të duash ti, gatuaj vezë, gatuaj edhe me xhinse, lyej flokët 100 herë në ditë, harxho 3 kile xhel, vetëm mos i thuaj njeriu që ke qenë kryetar Bashkie. Sepse po ia kujtove nejrëzve që ke qenë kryetar Bashkie dhe nuk u ndërtua një shkollë, nuk pastrohej Tirana. Njerëzit do thonë ky që nuk bëri dot Tiranën, nuk bën dot Shqipërinë", sqaroi Veliaj.
Ai tha se njerëzit nuk duan të provojnë më Lulin që e kanë provuar 100 herë, por duan të provojnë njerëz që i shërbejnë vendit. Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishin sot në Kavajë dhe Rrogozhinë, ku zhvilluan takime me qytetarët atje.