Zgjedhjet e 2013-ës dhe lëvizjet 
në radhët e deputetëve në 4 vjet

Zgjedhjet e 2013-ës dhe lëvizjet <br />në radhët e deputetëve në 4 vjet
Në qershor 2013 mbi 1.7 milion qytetarë kanë votuar për 140 deputetët e parlamentit të ri. Nuk janë zgjedhur me votë direkt (individi), por indirekte (listat shumë-emërore të partive).

Megjithatë, në tërësinë e tyre qytetarët e kanë ditur se cilët janë “në krye të listës”, pra cilët kanë shanse për tu zgjedhur. Mbi këtë bazë është bërë fushata dhe votimi. E majta e bashkuar 4 vite më parë, fitoi 993 mijë vota dhe 83 deputetë permes aleances për Shqipërinë Evropiane me 39 parti.

Partitë e djathta 24 parti krijuan Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, dhe fituan 680 mijë vota dhe 57 deputetë. Dy partitë e reja politike, FRD dhe AKZ fituan rreth 40 mijë vota, por nuk siguruan asnjë mandat parlamentar. Më 2009 socialistët udhëhiqnin koalicionin me vetëm 10 mijë vota diferencë nga PD, katër vjet më vonë diferenca u bë 16 herë më e lartë. 

Pas 4 vitesh bilanci i ndryshimeve parlamentare është drastik: një e treta e deputetëve ose 42 nga 140 deputetë të votuar më 2013 janë ndryshuar. Ka pasur 2 raste të ndarjes tragjike nga jeta të deputeteve Olldashi dhe Kadeli, pa llogaritur ndryshimet në radhët e listës fillestare fituese si pasojë e vendimit politik për ndarjen e mandateve deputet – ministër (jo për të gjithë ministrat!).

Gjatë 4 viteve ka pasur dorëheqje për shkak të kandidimit për kryetar bashkie më 2015, por ka pasur edhe raste të dorëheqjeve për arsye të tjera, kryesisht kërcënimeve ose pazareve politike lokale e qendrore. Vetëm deputetët e qarkut Korçë i kanë qëndruar “besnik” elektoratit të tyre, të gjitha qarqet e tjera kanë pësuar ndryshime.

Ka pasur kandidatë që kanë dhënë dorëheqje nga posti për të konkurruar pa sukses për një post tjetër (Turku apo Shehu të PD), ka pasur disa kandidate gra në qarqet Lezhë e Durrës që kanë dhënë dorëheqje “vullnetarisht” nga kandidimi për t'i lënë vendin një mandati burrëror, siç ka pasur rekord ndryshimesh në rastin e Lezhës, ku pas konsumimit të listës së PS mandati i fundit i ka kaluar partisë tjetër aleate në koalicion, LSI-së.

Ka një rast të vetëm të dorëheqjes përfundimtare nga politika, një rast penalizimi nga Gjykata Kushtetuese, një rast dorëheqje për të marrë një mandat tjerë si “i pavarur”, si dhe një rast dorëheqjeje për shkak të një ngjarje tragjike familjare.

Gjithashtu kemi pasur tre dorëheqje për shkak të de-kriminalizimit, si dhe dy shkarkime për të njëjtin motiv, – shifra më e lartë në historinë e pluralizmit prej 1991.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë