Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki

Teksa partitë politike kanë ndezur motorët në pritje të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, edhe Ministria e Financave ka bërë planifikimin e fondeve që do të shpenzohen për këtë proces. Janë afro 20 milionë euro (2 miliardë lekë) që do t’i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve, si pjesë e fondit rezervë të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.

Këto fonde sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave do të sigurojnë edhe implementimin e votimit elektronik, numërimit elektronik dhe të sistemit elektronik të identifikimit të votuesve në zgjedhjet e 2025, i planifikuar në 8 bashki ose 1850 QV.

Teksa ende nuk ka nisur hartimi për projektbuxhetin e vitit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë kërkesë pranë Ministrisë së Financave për një fond ekstra për zgjedhjet e 20025-s në total afro 4.6 miliardë lekë për teknologjinë në proces, për shtimin e pajisjeve për votim-numërim-identifikim elektronik, si dhe për shpërblimin e anëtareve të KZAZ, KQV, GNV dhe trajnuesve te tyre, si dhe për punonjësit e përkohshëm për zgjedhjet qendrore të vitit 2025. Kjo kërkesë e KQZ do të shqyrtohet nga Financat për tu bërë pjesë ose jo e ndarjes së buxhetit për vitin 2025.

Konkretisht KQZ ka kërkuar 2.2 miliardë lekë për blerjen e pajisjeve elektronike të votimit dhe numërimit dhe blerje harduare për Qendrat e Votimit, 48 milionë lekë për pajisjet elektronike të identifikimit PEI, për sisteme transmetimi live, blerje laptopi, 497 milionë lekë për mallra dhe 1.4 miliardë lekë për shërbime.

Po ashtu kërkon 148.6 milionë lekë për “Shërbime të teknologjisë së informacionit”, si dhe për shtimin e kapaciteteve për ruajtjen e filmimeve dhe menaxhimin e proceseve të softuerëve kërkohen edhe 83.9 milionë lekë.

Pra në total me gjithë kërkesat e KQZ për zgjedhjet mund të shpenzohen mbi 6.6 miliardë lekë, ndërkohë në vitin 2021, për organizimin e zgjedhjeve (pa përfshirë fondet për partitë) u shpenzuan nga buxheti 4,690 miliardë lekë në total.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

DEKRETI/ Presidenti Bajram Begaj shpall zgjedhjet në Himarë, cakton 4 gushtin

DEKRETI/ Presidenti Bajram Begaj shpall zgjedhjet në Himarë, cakton 4 gushtin