Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Rama mbledh nesër kryesinë e PS-së, fokusi tek emri i kandidatit dhe Kongresi i 20 korrikut

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Rama mbledh nesër kryesinë e PS-së, fokusi tek emri i kandidatit dhe Kongresi i 20 korrikut

Kryeministri Rama me grupin parlamentar socialist

Socialistët kanë ndezur motorët e përgatitjes për zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë e Himarës dhe pa humbur kohë do të diskutojnë të hënën kandidatin që do të nxjerrin në garë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Rama do të mbledhë nesër në 8:30 kryesinë për të diskutuar kandidaturën e mundshme për Himarën por edhe për përgatitjet për kongresin e PS më 20 korrik.

Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve.

4 gushti u caktua nga Begaj të premten si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'

Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'